Inter thyen çdo rekord në ndeshjen e rikthimit në “San Siro”

12 Maj 2023, 16:31Sport TEMA

Inter thyen çdo rekord në ndeshjen e rikthimit në “San

Rekordi i Milan ishte sigurisht befasues, por nuk do të qëndrojë as për një javë. Për herë të tretë në këtë sezon, rekordi i të ardhurave për një ndeshje futbolli në Itali do të thyhet sërish, kur Inter do të luajë në stadiumin “San Siro”.

Pas tejkalimit të tavanit 10 milionë euro, pritet të tejkalohet edhe ai 12 milionë euro – shkruan La Gazzetta dello Sport.

Disa muaj më parë, shifra ishte e paimagjinueshme, por ethet e Champions League (që janë shtuar nga efekti derbi), i kanë përmbysur gjërat.

75.532 tifozët që ndoqën Milan-Inter sollën në arkat e kuqezinjve 10.461.705 euro. Për momentin, kjo është ndeshja që ka sjellë më shumë të ardhura në Itali.

Kjo shifër theu rekordin e ndeshjes Milan – Tottenham, 9.1 milionë euro, në fazën e një të tetave tre muaj më parë.

Treguesi i rritjes së kërkesës, pra edhe çmimeve, është bërë galopant në fazën e fundit të Champions League dhe kështu do të jetë edhe derbi i rikthimit.

Sipas llogarive të zikaltërve, kërkesa e përgjithshme për bileta është rreth 500 mijë.

Çmimet më të larta krahasuar me kuqezinjtë kanë bërë pjesën e vet – pritet të arrihen 12 milionë të ardhura dhe rekordi të thyhet.

Dhe për të dhënë një ide. Në “El Clasico” e fundit në La Liga të luajtur në stadiumin “Camp Nou”, të ardhurat arritën në 8.2 milionë euro, me 95.745 tifozë.

Kjo është ndeshja që ka thyer rekordin në Spanjë, e cila as që mund të krahasohet me Inter – Milan.

Lini një Përgjigje