“Interi është ekip vdekjeprurës”, Sylvinho analizon finalen e Stambollit: City i Guardiolës jep leksione, çdokush mund të fitojë në 90 minuta

31 Maj 2023, 10:53Sport TEMA

“Interi është ekip vdekjeprurës”, Sylvinho analizon


Manchester City dhe INteri do të përplasin “brirët” më 10 qershor në Stamboll në finalen e madhe të Conference League. Një duel që siç jemi mësuar pritetj të japë emocione të mëdah dhe spektakli nuk pritet të mungojë në një komepticion të tillë.

Për të folur për këtë përballje është trajneri Sylvinho, i cili për pak ditë do të nisë edhe grumbullimin e kombëtares për sfidat e muajit qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujt Faroe.

Timonieri i kombëtares shqiptare ka qenë p[rotagonist me të dyja ekipet në të kaluarën e tij. Fillimisht ka fituar tripletën me Barcelonën e Guardiolës, teksa karrierën si lojtar e ka mbyllur te Manchester City që tashmë drejtohet po nga spanjolli. Gjithashtu për dy vite ka qenë asistent i Jose Mourinhos te Interi. Një finale e vështirë për t’u parashikuar, teksa thekson se mbi të gjitha do t ëjetë një ndeshje e bukur.

 “Fatkeqësisht nuk do të shkoj dot në Stamboll, por do të jetë një ndeshje e mrekullueshme mes dy skuadrave që luajnë futboll ndryshe.

Arritja në finalen e Champions League nuk është diçka që ndodh çdo ditë. Të dyja ekipet kanë bërë një rrugë të çmendur. Ndoshta harrojmë se Interi u kualifikua në një grup ku ishin Bayern Mynich dhe Barcelona, dy skuadra që fituan kampionatet e tyre përkatëse. Dhe pastaj kaluan një derbi në gjysmëfinale, me pak fjalë ndeshje aspak të parëndësishme”, theksoi fillimisht braziliani.

KRAHASIMI – “Guardiola ka vite që jep leksione futbolli te City dhe çdo sezon shton diçka. Edhe lojtarët janë rritur shumë. Ndërsa Interi është një ekip vdekjeprurës. Mbrohet me 3-5-2, por ka lojtarë të fortë fizikisht për të mbyllur hapësirat dhe për të rifilluar me një tranzicion cilësor. Për ta përmbledhur: janë një ekip reagues. Jam i bindur se do të jetë e vështirë edhe për anglezët të përballet me ta. Mos të mendojmë se zikaltërtit luajnë vetëm me top të gjatë dhe kundërsulme, jo, ata nisen shumë mirë dhe mund të bëjnë keq”.

KUJTIMET ME Cityn – “Kur përfunduam të pestët pas Tottenhemit në 2009-2010, pra jashtë Champions League, presidenti hyri në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së fundit dhe mori fjalën. Ne prisnim diçka të fortë, por jo, ai na tha se kishim bërë shumë mirë. Aty kuptova se ai po hidhte themelet e një dinastie fituese. Ne lojtarët ishim të shkatërruar, por e kuptova që ekipi do të bëhej i madh. Tani Cityt i mungon vetëm Champions League, por nuk ka një recetë për ta fituar atë. Ne me Pepin fituam tripletën në Barcelonë, një trajner që na dha shumë në aspektin e ideve. Sot ai punon shumë edhe në fazën mbrojtëse, për mua është një gjeni i futbollit”.

FINALJA – “Thashë që nuk ka truk për të ngritur trofeun. Çdokush mund të fitojë në 90 minuta, kjo është bukuria e futbollit: luan 11 kundër 11 dhe pjesa tjetër vijon vetë”, përfundoi 49-vjeçari për “Gianlucadimarzio.com”.

Lini një Përgjigje