Ismajli për mediat kroate: Shqipëria dhe Kroacia kalojnë grupin në Euro 2024

4 Dhjetor 2023, 15:50Sport TEMA
Ismajli për mediat kroate: Shqipëria dhe Kroacia kalojnë grupin

Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë në mediat kroate ku ka folur për shortin e grupeve të Europianit të Gjermanisë. Një periudhë të gjatë e kaloi te Hajduku në Kroaci dhe aktualisht është pjesë e Serie A me Empolin. Për këtë arsye, lojtari kuqezi është shprehur se dëshiron që Kroacia dhe Shqipëria të kalojnë më tej.

“Unë mendoj se ne do të marrim një rezultat të mirë në Europian, pavarësisht grupit sesa i fort është. Nëse më pyesni mua, dua Kroacinë dhe Shqipërinë që të kalojnë më tej.

Kroacia është e fortë, duke filluar që nga portieri, sulmues, vecanërisht mesfusha, Modric, Kovacic, Brozovic dhe Guardiol. I vetmi dyshim është se në çfarë forme do të jetë Perisic.
Ne? Nëse do të kemi Jasir Asanin në formën e tij më të mirë, do të jetë fantastike. Kemi një ekip shumë të organizuar, Berisha, Gjimshiti, Bajrami, Seferi, Ramadani, Muci, Asllani, Hysaj dhe Cikalleshi me Uzunin që kanë qenë këtu në Kroaci”, – tha Ismajli.

5 Komente

  1. X
    Xha

    Po po. Do shkojnë madje në finale

    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

      Uefa po diskuton nje mundesi per te mos e zhvilluar fare evropianin ne 2024 sepse duket qarte qe Shqiperia do te fitoje.

      1. T
        Tiron

        ???????????????? o i modh

      2. A
        Albanian

        Holloje pak malin, o Smail....

        1. V
          Vezhguesi

          Endrra e nje nate vere. Ne Qershor gjithone shihen endrra te bukura, sidomos ne Gjermani..pas ndonje birre te ftohte.

          Lini një Përgjigje