Java e verdikteve: Ndeshjet e parafundit në Superiore mund të zgjidhin disa enigma

24 Maj 2023, 19:32Sport TEMA

Java e verdikteve: Ndeshjet e parafundit në Superiore mund të zgjidhin

Do të luhet nesër në orën 16:00 e gjithë java e 35-të e “Abissnet Superiore”. Në javën e parafundit të kampionatit, i vetmi verdikt i dhënë është pjesëmarrja e Egnatias në Conference League, ndërsa gara për titullin kampion mes Tiranës dhe Partizanit është e hapur, ndonëse bardheblutë kanë 2 pikë më shumë se rivalët e kuq.

Akoma nuk janë përcaktuar skuadrat që bien nga kategoria dhe ajo që shkon në Play Out, ndërsa e luftuar është edhe gara për vendin e 4-t, biletën e fundit që të çon në Kupat e Europës.

Java e parafundit e kampionatit mund të rezultojë vendimtare në garën në të gjitha frontet. Tirana do të përballet me Bylisin në Rrogozhinë, në një sfidë që mund të vendosë shumë si për fatet e titullit edhe për ato të mbijetesës. E njëjta tablo paraqitet edhe në Elbasan, ku Kastrioti do të ndeshet me Partizanin.

Një derbi mbijetese luhet në Kukës, aty ku vendasit sfidojnë Erzenin. Me një fitore vendasit sigurojnë matematikisht qëndrimin, ndërsa miqtë kanë nevojë për pikë që të shpëtojnë nga rënia direkte në kategorinë e Parë.

Në “Loro Boriçi” luhet një derbi për Europën, pasi përballen Vllaznia dhe Laçi, që synojnë vendin e katërt në renditje. Edhe Teuta shpreson për një vend në Europë dhe do të synojë maksimumin e pikëve në shtëpi përballë Egnatias, që tashmë ka siguruar një pjesëmarrje historike në Europa League.

Të gjitha takimet luhen njëkohësisht në orën 16:00.

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Teuta do luaj ne lige evropes partizani do luaje lige e kapione laci do luaje ne pay of vlllaznia do luaj ero lige egnatja do luaj koference lige kukesi do luaj uefa internacjonal erzeni do luaj ne lige amatore evropiane ballshi do luaj liga koficente dinamo do lige nostaligjike skenderbeu do luaj denume flamutari do luaje ne lige te arta kastrioti do luaj lika unike evrooes

    Lini një Përgjigje