Kalendari dhe vazot/ Hidhet sot shorti i “UEFA Nations League”, Shqipëria pret të njihet me rivalët

8 Shkurt 2024, 13:47Sport TEMA
Kalendari dhe vazot/ Hidhet sot shorti i “UEFA Nations League”,

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit pritet të njihet pasditen e të enjtes me rivalët në “UEFA Nations League” 2024-2025.

Shorti pritet të hidhet në ora 18:00’ të ditës  së sotme në Paris, për edicionin e katërt të “UEFA Nations League”. Kuqezinjtë ndodhen në Ligën B të vazos së tretë, aty ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

Shqipëria ka nisur rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve në Ligën C, ndërsa tashmë prej dy sezonesh ndodhet në Ligën B dhe synimi ëhstë kalimi në Ligë A.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para.

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 –  8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3  –  10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 –   13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 –   14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 –    17-19 Nëntor 2024

Lini një Përgjigje