Kombëtarja, miqësore me Liechtenstein pak para Europianit

22 Shkurt 2024, 17:03Sport TEMA
Kombëtarja, miqësore me Liechtenstein pak para Europianit

Konfirmohet një prej miqësoreve të qershorit për kombëtaren shqiptare. Në Austri përfaqësuesja kuqezi do të luajë kundër Liechtenstein. Mbetet ende për t’u përcaktuar stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja.

Kundërshtari është përzgjedhur i tillë si një kombëtare e vogël pasi trajnerit Sylvinho i duhet të ketë në formë lojtarët e tij duke shmangur rrezikun e dëmtimit.

Me Liechtenstein Shqipëria ka luajtur 3 herë. Dy ndeshje për kualifikueset e botërorit dhe një miqësore në vitin 2008.

Të tre takimet kombëtarja i ka fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Një tjetër miqësore është parashikuar për në datën 7 Qershor, por pritet të konfirmohet skuadra kundërshtare.

2 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

    Ha ha ha , duan te gezohen me fitore para Europianit , se aty zor se do shenojne qofte edhe ndonje gol. Po pse nuk luani me Rrogozhinen apo Luzin me mire ? Te gjitha skuadrat e tjera zgjedhin kundershtare te ngjashem me ato qe kane ne grup kurse ne zgjedhim nje nga skuadrat me amatore te Europes. Vetem se kujdes edhe nga Lihteshtenji , kujtoni ndeshjet e turpshme me Moldavine dhe Ishujt Faroe.

    1. T
      Tyrylylyly…

      Ore pse nuk boni nje ndeshje me Ndroqlandin,se është ekip që ju përshtatet më mirë..!? Sylvinios i buzëqeshi fati duke iu trokitur ne dere,por me frikën që ka ,se i paska hy lepri në bark,( të paktën kështu duket),paska për tu zgerdhi këtë europian keq fare,se si duket nuk ështe më trainer,e paska zevendesu Duka.se po i imponon zgjedhjet në grumbullim.

      Lini një Përgjigje