Ai sapo ka arritur ëndrrën e tij me Shqipërinë dhe synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira tek Interi. Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, një titullar absolut me kombëtaren e tij deh synon të ngjitet në hierarki edhe te zikaltërit.
“Vitin e kaluar e dija që isha i treti në rolin e drejtorit në mesfushë dhe se kisha më pak minuta. Tani, megjithatë, unë jam gati. E admiroja këdo që ishte para meje në rol. Kam studiuar shumë Brozovic dhe Calhanoglu, kam mësuar shumë prej tyre. Hakan po më ndihmon shumë çdo ditë. E njëjta gjë vlen edhe për klubin dhe Inzaghin. Po marr mbështetje të madhe prej tyre për rritjen time profesionale. Kur do të jem titullar? Nuk ka afate kohore. Unë jam duke punuar shumë, dua të krijoj hapësirën time dhe të kem më shumë minuta me fanellën e Interit”, tha fillimisht Asllani në një intervistë me gazetarin Simone Togna.
Si ndiheni tashmë? Ju nuk u thirrët kundër Frosinone
“Jam mirë, me Interin, mjekët dhe trajnerin vendosëm kështu, që të mos më thirrnin kundër Frosinone sepse do të kisha rrezikuar një dëmtim.”
Ndeshja me Juventus është pranë. Si e shihni përballjen?
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ata janë të fortë, ne do të shkojmë atje të bëjmë lojën tonë dhe të synojmë më të mirën. Mund të thuash që është një ndeshje kampionait, por le të shohim sepse ka shumë ekipe në garë.”
Për objektivin sezonal, zgjidhni Scudetton apo Champions League?
“Unë e shikoj nga ndeshja në ndeshje. Ne po bëjmë një përparim të madh në ligë, tani kemi kaluar në Champions League dhe synojmë vendin e parë. Ylli i dytë është një ëndërr e realizueshme, do të përpiqemi për të.”
Dëshironit të qëndronit tek Inter?
“Po, doja të qëndroja, por një meritë të madhe ka klubi dhe trajneri. Në fund shkoi mirë për të gjithë. Unë jam i Interit, jam i lumtur që jam me këtë grup. Sapo dëgjova se më kërkonte Interi, shkova atje. Siç e dinë të gjithë, unë jam tifoz i Interit dhe prandaj mendoj vetëm për Interin.”
Çfarë raporti keni me Inzaghin?
“Trajneri më ndihmon dhe më ka ndihmuar, ka folur me mua, më ka dhënë minuta që nuk i prisja. Gjithçka vjen nga puna.”
U kualifikuat me Shqipërinë, do të luani Europianin bashkë me Italinë.
“Jam i lumtur për të gjithë djemtë që luajnë me mua dhe për të gjithë italianët, e meritojnë. Do të ishte mirë të takoheshim në Kampionatin Europian.”
dru keni me honger me juven
Asllani cun i mire. dhe lojtar shum i mire Suksese Kristjan !
ta dhjefsha halene o katnare i ndyre me kta plehra qe nxjerre