Kristjan Asllani nderohet me çmim dhe rinovon dashurinë për Interin

14 Shtator 2023, 10:36Sport TEMA

Kristjan Asllani nderohet me çmim dhe rinovon dashurinë për


Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani fitoi çmimin e dedikuar  talenteve, një trofe që njihet si “Zbulimi i të Rinjve” në edicionin e 28-të të “Premio Gentleman” në Milano, event dedikuar “Fair Play-t” në fushë ku Inter ishte një nga skuadrat më të përfaqësuara.

Tre prej lojtarëve zikaltër fituan çmime teksa përveç Di Marcos të shpallur si “Gentleman Inter” dhe Lautaro Martinez fitoi çmimin e “Golit më të Bukur”.

Asllani theksoi edhe njëherë tjetër dashurinë e tij për Inter ndërsa kujtoi telefonatën e parë nga zikaltërit kur u transferua aty nga Empoli.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të më akordohet ky çmim. Telefonata nga Inter? Pranova menjëherë, nuk kishte dyshime. Kjo sepse unë jam edhe një tifoz i Interit, për mua është një nder i madh që mbaj veshur këtë fanellë”.

Lini një Përgjigje