Kroos dhe "kërkesat absurde" që sollën lamtumirën e papritur nga Bayern

6 Gusht 2022, 21:29Sport TEMA

Kroos dhe "kërkesat absurde" që sollën lamtumirën

Pas tetë vitesh, të gjithë të kaluar duke fituar Bundesliga-n, dhe me një triplete më shumë në koleksionin e trofeve, ka akoma një pyetje që tifozët e Bayern-it i bëjnë vetes: pse klubi e la të largohej Toni Kroos?

Mesfushori u ble nga Real Madrid menjëherë pas fitores së Gjermanisë në Botërorin e 2014-ës për 25 milionë euro, një shifërshumë e ulët per merkaton.

Është e qartë se mes Kroos dhe klubit bavarez diçka ka ndodhur pikërisht pas Kupës së Botës dhe pak kohë më parë në podcast-in Einfach mal luppen, që gjermani e zhvillon me vëllanë e tij Felix, ka ardhur më në fund një shpjegim. Ka qenë një përballje e vertetë titanësh.

Që ka nisur saktësisht me kthimin e Kroos nga Brazili. Duhej negociuar rinovimi dhe Bayern nuk pranon t;i vihen kushte.

“Zoti Hoeness ka ardhur tek unë dhe më ka thënë se ajo që po kërkonte menaxheri im ishte absurde. Unë i kam thënë: ‘Ky mund të jetë opinioni juaj. Po kjo është ajo që kërkojmë dhe nuk është vetëm menaxheri im që e kërkon”.

Sipas mesfushorit, Hoeness donte të verifikonte nëse kërkesat e Kroos vinin direkt nga futbollisti dhe se nuk ishin bërë pa dijeninë e tij. Megjithatë, edhe pasi e ka siguruar këtë, krisja nuk mund të ndreqej më.

Këtë e ka shpjeguar mirë Volker Struth, menaxher i Kroos, që ka rrëfyer telefonatën me Matthias Sammer, i cili ishte drejtori sportiv i Bayern-it në atë kohë.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me të. Megjithatë, biseda ka qenë shumë emotive kur i kemi thënë se çfarë donim pas Kupës së Botës”. Dhe të mendosh se, sipas menaxherit të tij, nuk është se lojtari ka kërkuar hënën…

“Me kërkesat tona, Toni nuk do të kishte qenë mes më të paguarve të Bayern-it. Madje, nuk do të kishte qenë as mes pesë të parëve. ishte thjesht një kërkesë me vlera normale të merkatos”. Kërkesa që nuk janë pranuar dhe pjesa tjetër është histori. Po, por e Real Madrid…

Lini një Përgjigje