Biletat e Kombëtares, kjo është tema që ka prekur se fundmi tifozët kuqezinj. Interesi i lartë për sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, e cila zhvillohet në 12 tetor në Tiranë, ka bërë që tifozët të dilnin të zhgënjyer për menaxhimin e biletave.
Veç shitjes së shpejtë, sipas FSHF-së, institucioni i futbollit nuk ka bërë me dije as çmimet e tyre, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Çmimet e kripura dhe më të larta se në çdo duel, kanë ngritur pikëpyetjet për mënyrën e shitjes së tyre, duke u aluduar edhe për preferenca.
Për emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu, gazetari sportiv Fation Baze tha se e gjithë skema me biletat ishte një maskaradë absurde e orkestruar nga kupola e FSHF-së, që duhet hetuar nga prokuroria.
"Situata ka qenë maskaradë dhe absurde. Këtë sistem e kam monitoruar prej dy ditësh para dhe nuk ka funskionuar. Ky është një mashtrim nga FSHF nuk i ka nxjerrë fare në treg biletat. Unë e kam parë dy ditë më herët dhe sistemi nuk funksiononte. Gjithçka është një mashtrim, unë në fillim isha i 300-ti në radhë dhe nuk më hapej. Serveri është e pamundur mos hapej me kaq pak persona.
Ku kanë përfunduar biletat? Derisa nuk ka transparencë, dyshimet bien te FSHF-ja. Mund të përdoren për qoka, institucioneve, njerëzve me pushtet. Janë për ata që nuk e ndjekin ekipin. Tifozët që e ndjekin kudo, edhe në transfertë nuk kanë bileta. Them që kupola e FSHF-së po i përdor dhe për treg të zi", tha gazetari.
Më pas Baze u ndal edhe te tregu i zi, me biletat që mund të jenë marrë nga persona të ndryshëm për përfitime më të mëdha.
"Tregu i zi? Jam dëshmitar sepse e kam parë. Sistemi i biletarisë, sold-out është edhe ndeshja e Partizanit. Njoftimi i FSHF-së është sa për të thënë, pasi gjithçka ka qenë e manipuluar. Duhet të ndërhyjë prokuroria që të zbardhë të vërtetën në gjithë këtë skandal, nëse kanë dalë ose jo bileta. Sepse ka edhe nga ata që kanë paguar dhe nuk kanë marrë bileta. Justifikimi për dëmshpërblim nuk qëndron, sepse kur kalon pagesa bileta merret", tregoi Baze.
Gazetari u ndal edhe te çmimet, që këtë herë kanë qenë të larta. 3 mijë lekë pas portë dhe 8 mijë lekë "karshia", këto ishin biletat për ndeshjen e kombëtares.
"Çmimet e shtrenjta? Unë nuk e di sa është një biletë. Nëse janë rritur, do vijonë të shtohen sepse janë në treg të zi. Ky është një imazh shumë i shëmtuar për Kombëtaren. Qesharake kjo që ndodhi", tha Baze. (Shqiptarja.com)
Mua me vjen keq per nje gje ! Kemi bere udhetime deri ne Danimarke , Islande , Ceki , Poloni , France etj . dhe kemi ndjekur kombetaren dhe kur ka qene ne ditet e veta me te zeza dhe sa vjen dita qe kombetarja futet ne valle per kualifikim , befas behen te gjithe tifoze dhe ne e kemi shume te veshtire te gjejme bileta ( ne rastin konkret sgjetem ) . Dmth diten kur kombetarja do doje mbeshtetje me zemer , stadiumi do jet i mbushur me pseudotifoze qe do vijne per te bere nga 1 foto per insta . Bravo ju qofte
PO keta qe shiten biletat ne tregun e zi jane po ata qe lane shitur ndeshjet e ekipit kombtar.
U alarmuan gazetaret per biletat... mire e bene POR, nuk e rruajten fare... Po fare, per femijet e emigranteve qe me ligj te qeverise shqiptare, nga sot, do te konsiderohen si te tepert ne Shqiperi. Mire qe u mohoet e drejta è Votes prinderve,PREJ 32 VITESH, por, njehere qe dikush largohet nga Shqiperia, na u hiqkerkan edhe te drejtat?? A e kuptoni se cfare DISKRIMINIMI po kryhet? Neser mund TE largohesh nga Shqiperia edhe TI... TJETRI E TJETRI... jo per qejf, se halli i ka larguar njerezit Po behen ca te nenes dhe ata... Ata te tjeret, qe u duam vetem PARATE te na i sjellin, por nuk i duam as ti rregjistrojme si shqiptare, me Censin qe do te behet, as femijet t'ua llogarisim si shqiptare, as vote te votojne si shqiptare... shqetesohuni, shqetesohuni per biletat... Popull KOT! TURP PER TE GJITHE JU shqiptare per sa kohe jeni ne Shqiperi... se pastaj ju fshijne nga defteri .popull KARAGJOZ me gazetaxhinj e qeveritare KARAGJOZE.
Turp gjithë kupola FSHF me në krye Presidentin që bënë këtë marrëzi kështu. Shumica e biletave janë blerë nga persona që nuk e din ça është futbolli i kan blerë për fitime personale.
Shitja e biletave është bere në menyren më klandestine nga ana e FSHF. Nje rezervim bilete të pakten kërkon 2 deri 3 minuta kohë, ndërsa këta mafioz për 3 minuta kanë shitur 10 mije bileta. Sa binte sistemi e provoja, por kur hapej sistemi ishin te shitura. Si ka mundêsi te shiten biletat kur nuk punon sistemi ?. E dyta e shihni on line ne treg plot bileta. Nje individ me siguri nga FSHF ka në dispozicion bilet të shumta dhe i ofron me çmime stratosferike. FSHF anti kuq e zi është kjo.
Mafja e futbollit po krijon kete precedent,per mos pjesmarrjen pjese te tifozve te zjarrte te ekipit kombetar,lojtari te 12 , duke ndjellur tersin.
Me cpo kuptohet eshte nje maskarade e shumtuar e drejtuar nga kryehajduti Duka
Duka i DROGES eshte i pa ngopur eshte ujk dhe i kane varur melcite ne qafe....
i keni te merrjep biletat te gjitha
Korripsioni nuk ka filluare sot. Por ne shqiptaret e kemi prespektiven dhe memorjen shume te vogel. Sapo te mbaroi ndeshja gjithecka do te harrohet. Ku eshte shoqata e tifoseve qe ne keto raste duhet te jete ne krye te manaxhimit. Mos harroni, e para eshte nderimi I nje stadiumi te ri me te njejtin kapacitet si ne 1960, ku Tirana tani ke 1000000 banore plus Kosova dhe Macedonia qe perpara nuk lejoheshin te vinin. Ju kazan gazetare u moret me ndertimin e pallatit sepse donit ndonje kocke dhe nuk u moret me kapacitetin. E dyta Duka I krimit ka gjithe jeten qe zgidhet me mashtrime kryetare, kur nga europa Liga kane ardhure fakte per shitje ndeshjesh dhe asnje nuk denohet. Protasta mbyllet kur ja arrine qellimit. Por ne shqiperi qellimi eshte personal sepse dhe Luli e mbylli protesten e PD sapo morri 14000000 eurot e pallatit te ndertuare gjysme ne dete. Historite negative perseriten pa fund ne ate vend por forma I ndryshon.
Çekia do fitoj. Çeket, dhe tere naten te kene pire Pilsner Urquell, perseri do fitojne. Pas ndeshjes, do ti shesin biletat ne sportel per ndeshjen tjeter.
Tifozeria Kuq e Zi te bojkotoje ndeshjen. Po Silvinjo pse nuk prononcohet per Lojtarin e 12 -te?
Rendesi ka te fitoje kombetarja,se kush shkon apo jo ne stadium as nuk me intereson fare, sa per biletat , nqs ka prova , behet denoncimi me fakte, dhe prova, dhe ceshtja merret ne dore nga organet kompetente dhe kaq. Tani dalin lloje-lloje llapaqener dhe llapin neper, gazeta , neper studio, terci-verci, e gam-gam ,ore ke prova dhe fakte, ik bej denoncim. Pastaj beni si ato grate e liga, jo duka, jo fshf, shko mos bej aty gam-gam ne studio, shko aty e ke duken, e kedo , qe do te denoncoshe, llapaqen gazetar.
Ore popull idjot mos te blej asnjeri bilet shifeni ne tv me mire .dhe kaq pse qaheni nga kta kurva shtetar mos blini bileta mor derdiment se nuk ju be gje se pat nje ndeshje ne shpi rehat me grat tuaja me kalamajte tuaj .idjota shume e thjesht .