Laçi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë mes përmbysjes, Teuta fiton kundër Skënderbeut

19 Shtator 2023, 17:11Sport TEMA

Laçi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë mes përmbysjes,


Laci ka arritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në drejtimin e Bejzades.

Këtë herë kurbinasit arritën që të thyenin Vllazninë me shifrat 2-1.

Ndeshja nuk nisi aspak mirë për vendasit që e pësuan në minutën e 3. Pas krosimit fantastik të Smajlit, Boshnjaku do të shënonte me kokë.

Në fundin e pjesës së parë, pas një skeme nga goditja e dënimit, me pak fat ishte Soboëale që barazoi.

Ndërkohë takimin e vendosi në pjesën e dytë 18-vjeçari Tresa që realizoi një perlë të vërtetë nga distanca.

Nga ana tjetër Teuta ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 kundër Skënderbeut. Durrsakët u kthyen menjëherë pas asaj humbje shkatërruese nga Laçi, duke mundur një ekip të fortë si ajo i Gozdenovic.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga ana e Arifit. Vetëm 16-vjeç, por mjaftueshëm i rritur sa për të lënë gjurmën e tij në elitën e futbollit shqiptar, duke shënuar një histori më vete.

Pavarësisht tentativave të Skënderbeut, rezultati mbeti i pandryshuar.

Lini një Përgjigje