Laçi nuk tregon mëshirë ndaj Teutës, kurbinasit fitojnë thellë 6-1

15 Shtator 2023, 18:15Sport TEMA

Laçi nuk tregon mëshirë ndaj Teutës, kurbinasit

Laçi nuk ka treguar mëshirë ndaj Teutës, duke e mundur me rezultatin e thellë 6-1. Kurbinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave.

Në minutën e 11-të shënoi Sobowale, ndërsa në të 27-ën dyfishoi Ujka. Edhe në fraksionin e dytë, kurbinasit nuk e ndalën hovin duke shënuar edhe 4 herë të tjera. William dhe Bajramaj shënuan në minutat e 55 dhe 61.

Në të 79-ën, Ujka shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje duke çuar rezultatin 5-0. Kur u mendua se ndeshja përfundoi, të dy ekipet shënuan nga një gol në minutat e fundit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 6-1. Me këtë fitore Laçi shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Teuta mbetet me vetëm 1 pikë në vendin e parafundit.

Lini një Përgjigje