“Lewa përplasi derën kur iku”, Salihamidzic: E patolerueshme! I kam dy fjalë me Laportën

1 Gusht 2022, 13:58Sport TEMA

“Lewa përplasi derën kur iku”, Salihamidzic: E

Vijojnë thumbimet në distancë me Bayern Munchen dhe Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak i dha fund aventurës 8-vjeçare te bavarezët dhe u transferua te Barcelona, duke plotësuar dëshirën e tij të madhe për të luajtur në “Camp Nou”.

Akordi u arrit jo pa vështirësi. Në fund kampionët e Gjermanisë pranuan 45+5 milionë euro dhe shitën goleadorin më të mirë të historisë së Bundesligës te klubi katalanas.

Largimi im nuk kishte të bënte me Erling Haaland. E vërteta, edhe nëse nuk është mirë për mua, është më e rëndësishme. Nuk dua të flas për atë që ndodhi saktësisht.

Nuk kisha asnjë problem që nëse ai do t’i bashkohej Bayernit. Por disa njerëz nuk më thonë të vërtetën, thonë diçka ndryshe. Dhe për mua ka qenë gjithmonë e rëndësishme të isha i qartë, të qëndroja i vërtetë, dhe ndoshta për disa njerëz ky ishte problemi”, deklaroi Lewandowski.

E menjëhershme përgjigja e Hasan Salihamidzic për Bild TV. Drejtori sportiv i Bayernit ka mbetur i zhgënjyer nga fjalët e kapitenit të Polonisë. “Babai im më mësoi se duhet të dalësh jashtë pa e përplasur kurrë derën…

Unë kam përshtypjen se Lewandowski e bëri, veprim që Bayerni nuk mund ta pranojë. Do të diskutoj me Laportën në lidhje me këtë gjë sapo ta takoj”, deklaroi drejtuesi boshnjak.

1 Komente

  1. A
    Arti

    Mendoj qe Harland e kishte vendosur ku do shkonte dy vjet para.

    Lini një Përgjigje