Liga e Kampionëve, Guardiola “i druhet” sfidës me Interin

24 Maj 2023, 20:30Sport TEMA

Liga e Kampionëve, Guardiola “i druhet” sfidës me Interin

Pep Guardiola kërkon Ligën e parë të Kampionëve si trajner i Manchester City dhe ka shansin që këtë sezon ta mbyllë me tripletë titujsh.

Që të ngrejë trofeun më të lakmuar nga klubet europiane, “Citizens” duhet që në fillim të mundin Interin. Zikaltrit konsiderohen si jofavoritë, por tekniku spanjoll në një intervistë për “Gazzetta delo Sport” parashikon një sfidë të vështirë.

Fillova të shikoja për disa minuta Interin, disa situata dhe jam shumë i befasuar. Më bënë përshtypje me atë që bëjnë, me gjuhën e tyre të trupit! Pasi i pashë, telefonova disa miq që jetojnë në Itali për të marrë mendimin e tyre për Interin. Të gjithë më thanë të qëndroj vigjilent se janë të rrezikshëm! Sigurisht që Interi mund të na mundë! Ata e kanë fituar këtë trofe tre herë dhe ne nuk e kemi asnjë, por ne duam të bëjmë lojën më të mirë të mundshme, që kjo të mos ndodhë.”

Guardiola mendon se kundër një ekipi italian, nuk do të jetë e lehtë të luash në një finale europiane. Ai e njeh mentalitetin, pasi ka luajtur në të kaluarën në kampionatin italian të futbollit.

Tekniku i City-t parshikon një sfidë të komplikuar, Guardiola e di se pavarësisht arritjeve në Premier Ligë, puna e tij nuk do të marrë vlerësimin maksimal, derisa ai të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Finalja e 10 Qershorit në Stamboll, është një mundësi e mirë për City që ta ngrejë trofeun aq shumë të dëshiruar.

Lini një Përgjigje