Liga e Kombeve, Silvinjo komenton shortin: Objektiv do jetë vendi i parë, por është ndryshe nga kualifikueset e Europianit

8 Shkurt 2024, 20:29Sport TEMA
Liga e Kombeve, Silvinjo komenton shortin: Objektiv do jetë vendi i

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve që vendosi Shqiëprinë përkrah Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

“Ky është grup ndryshe nga kualifikueset e Europianit. I vështirë, janë skuadra fizike. Sigurisht i vështirë, por ndryshe nga i Europiani.

Është ndryshe, nuk dua të them më i lehtë apo i fortë. Ukraina është e fortë dhe e vështirë. Ky është grup ndryshe dhe i fortë, skuadra fizike për mënyrën se si përballojnë futbollin.

Vendi i parë? Sigurisht si objektiv po. Por më pas, sipas meje, grupi është shumë i ekuilibër dhe do të ketë ndeshje të vështira, duhet të luftojmë për çdo pikë në çdo ndeshje, që të marrim maksimumin.

Ndonjë grup tjetër? Tani që mbaroi shorti, nuk kam preferenca, mbaroi. Tani të mendojmë për Italinë”, tha Silvinjo pas shortit.

Lini një Përgjigje