Lojtari i Kosovës fut në “sherr” Milanin dhe Napolin, merkatoja e verës e dërgon në Serie A

26 Maj 2023, 13:45Sport TEMA

Lojtari i Kosovës fut në “sherr” Milanin dhe Napolin,


Edon Zhegrova është kthyer në objektivin e dy gjigantëve italian, Milan e Napoli, për merkaton e verës.

Sulmuesi kosovar i Lille ka tërhequr vëmendjen e dy kampionëve të fundit të Serie A. Kuqezinjtë ishin të parët që shfaqën interes ndërsa siç raporton Corriere dello Sport, napoletanët janë futur në garë.

Dardani luan si sulmues i djathtë, me këmbën e majtë dhe teknikë të lartë në goditje dhe driblim. Cilësi këto që u kanë munguar të dyja skuadrave këtë sezon.

Milani ka vuajtur në këtë pozitë ndërsa Napoli nuk është i bindur nga Lozano dhe Politano.

Dy klubet pritet të dërgojnë një ofertë por nuk duan të bëhen pjesë e një ankandi ndaj dëshira e lojtarit do të jetë vendimtare.

Zhegrova këtë sezon ka luajtur në 24 ndeshje duke regjistruar 4 gola e 5 asiste dhe vlera në Transfermarkt është 7 milionë euro me një kontratë deri në 2026.

Lini një Përgjigje