Mbappe-Haaland ndezin aksin Madrid-Paris, çfarë pritet të ndodhë në verë?

29 Shtator 2023, 15:54Sport TEMA

Mbappe-Haaland ndezin aksin Madrid-Paris, çfarë pritet të


Kylian Mbappe-Haaland shihet nga e gjithë bota e futbollit si pasuesit e dyshes së famshme Messi-Ronaldo.

Fati i dy yjeve të futbollit botëror duket i lidhur ngushtë ndërmjet tyre, pritet që Mbappe-Haaland të rivalizojnë për trofeun e “Topit të Artë” në vitet në vijim, ashtu siç bënë Messi-Ronaldo për afro 15 vite.

Në fakt, fati i tyre kryqëzohet që këtë verë pasi mediat spanjolle kanë zbuluar planin e PSG për të ardhmen. Nëse Mbappe do të largohet në fund të këtij sezoni drejt Madridit, për të veshur fanellën e Realit, atëherë PSG ka përzgjedhur Haaland si pasuesin e francezit.

Sipas Ok Diario, presidenti Al Khelaifi dhe stafi i tij po vlerësojnë kostot ekonomike të këtij transferimi. Biondi norvegjez ka një klauzolë largimi prej 200 milionë euro, e cila futet në fuqi në përfundim të këtij sezoni.

Në letër kjo duket një shifër e “frikshme”, por Al Khelaifi e ka paguar edhe më herë një shifër të tillë, madje edhe më shumë teksa shpenzoi 222 milionë euro për të marrë Neymar në Paris.

Jo vetëm kosto e kartonit, Al Khelaifi duket të përpilojë edhe një ofertë marramendëse për të joshur vet lojtarin. Mbetet për t’u parë deri në verë se cila do të jetë lëvizja e radhës e PSG.

Lini një Përgjigje