Është mbledhur sërish Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime në prag të nisjes së sezonit të ri në Shqipëri.
Si fillim u diskutua për rregulloren e kompeticioneve për sezonin 2022/23, duke u miratuar manualin e delegatit në të gjitha kampionatet, një dokument themelor mbi organizimin e garave futbollistike.
Gjithashtu për Superioren, Kategorinë e Parë dhe për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19, të marrin pjesë vetëm klubet dhe akademitë që licencohen si profesioniste, duke plotësuar kriteret e parashikuara.
Komiteti Ekzekutiv ka miratuar dhe disa shtesa investimesh në stadiumin e ri të Partizanit dhe atë të Kukësit, të cilat nuk ishin parashikuar më parë në projektin paraprak.
Lini një Përgjigje