“Më ka thirrë Atdheu”, Ballistët karikojnë Kombëtaren: Gati për Tiranë

20 Maj 2023, 18:11Sport TEMA

“Më ka thirrë Atdheu”, Ballistët karikojnë

Muaji qershor rikthen kombëtaren e Shqipërisë në fushë. Kuqezinjtë e Sylvinhos presin Moldavinë në “Air Albania” (17 qershor), ndërkohë që tri ditë më vonë do të luhet transferta ndaj Ishujve Faroe.

Tifozët premtojnë mbështetje për Shqipërinë, ndërkohë që presin fitoret e para në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Ku bëjnë pjesë edhe Polonia dhe Çekia.

Ballistët, tifogrupi që mbështet Shkëndijën, do të jenë të pranishëm në Tiranë të shtunën e 17 qershorit. Ultrasit tetovarë, të cilët njihen për atmosferën fantastike që krijojnë, nuk heqin dorë asnjëherë nga mbështetja për kombëtaren kuqezi.

Njësoj do të ndodhë edhe ndaj Moldavisë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Ballistët konfirmojnë udhëtimin e tyre drejt kryeqytetit shqiptar për duelin e radhës drejt ëndrrës Euro 2024.

"“JAM DJALË NGA TETOVA

MË KA THIRRË ATDHEU !!

Njoftohen të gjithë anëtarët se me 17 qershor 2023, në mënyrë të organizuar Ballistët do të udhëtojnë drejtë Tiranës për ndeshjen kualifikuese SHQIPËRI – moldavi.

Mosha +18, dhe numri i biletave do jetë i kufizuar, ndërsa për informata shtesë do ju njoftojmë ditët në vijim!”

2 Komente

  1. B
    Brravo Yjqerit Kue e Zi

    Te gjith te Bashkuar te shqyjme hienat rreth nesh

    1. "
      "BOHOTINA"

      Ju jemi shume mirnjohes. jeni te mrekullueshem. Kisha qene me Maqedoni, por jo ne Tetoven tone, shqiptare. Qyteti me pelqeu shume, i shoqeruar nga nje miku im tetovar, por mungonte investimi nga Shkupi...!!!...

      Lini një Përgjigje