Mourinho drejt PSG-së, avancojnë bisedimet me menaxherin e portugezit

8 Maj 2023, 10:52Sport TEMA

Mourinho drejt PSG-së, avancojnë bisedimet me menaxherin e portugezit

Radio Monte Carlo raporton se “Luis Campos (këshilltar sportiv i Paris Saint-Germain) ka biseduar me menaxherin e José Mourinhos për emërimin e portugezit në stolin e gjigantëve parizienë që këtë verë. Trajneri i Romës është mjaft i interesuar për të drejtuar PSG-në.”

RCM Sport, nga ana tjetër, publikon se PSG po “përshpejton” negociatat për të mbyllur nënshkrimin e Mourinhos, një bast personal i Luis Campos, i cili e njeh portugezin që në Portugali.

Fabrice Hawkins bën me dije se “negociatat mes Campos dhe menaxherit të trajnerit portugez, Jorge Mendes kanë avancuar ndjeshëm”.

Lini një Përgjigje