Ndeshja Shqipëri-Poloni, Balla takohet me Dukën: 12 mijë tentativa për bileta false

24 Shtator 2023, 12:12Sport TEMA

Ndeshja Shqipëri-Poloni, Balla takohet me Dukën: 12 mijë


Ministri i i Brendshëm Taulant Balla u shpreh sot se gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare me Poloninë për EURO 2024, janë konstatuar 12 mijë tentativa për bileta false.

Balla theksoi se çdo dokument fals është vepër penale, ndërsa bëri të ditur se portat e sigurisë në stadium nga ky moment e tutje do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit.

“Nisur nga raportimet që bëri Policia e Shtetit dhe FSHF pas analizës së eventit sportiv mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj polake, disa nga konkluzionet janë me vend dhe duhet të ndiqen nga të dyja institucionet. Gjej rastin ta përgëzoj FSHF për vendimet e Komisionit të Disiplinës për përjashtimin nga pjesëmarrja në aktiviteti sportive të personave që hodhën materiale në fushë apo përdorën flakadanë në ndeshjen me Poloninë”, i shpreh ai.

Balla tha se nga pamjet filmike, që u vunë në dispozicion, kuptohet qartë kush ishin personat e përfshirë dhe që do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Këta persona nëse dedikohet që afrohen në stadium për ndeshjen e radhës, Policia do t’i shoqërojë për thyerje të vendimit administrativ. Po të njëjtat penalitete, për kundravajtjet për të gjithë stjuartët që kanë lejuar të hapet porta e sigurisë të hyjnë dhe të papajisur me biletë në Air Albania, por këtu duhen nxjerrë dhe përgjegjësitë e punonjësve të Policisë që kanë qenë prezent në këto momente duhet të kishin ndërhyrë”, shtoi ai.

Balla tha se portat e sigurisë nga ky moment e tutje do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit.

“Ndaj ndeshjes me Poloninë ka patur 12 mijë tentativa për bileta false. Çdo qytetar ta ngulisë mirë në mendje se çdo dokument fals është vepër penale. Kur zbulohet me biletë false duhet të shoqërohet në Polici dhe të nisë hetimi penal. Ne i kemi mundësitë të evidentojmë në gjithë 22 217 ulëset në stadium, evidentimin e emrit dhe përgjegjësisë. Dhe çdo tifoz që do ndjekë ndeshjen me Çekinë, ta ketë të qartë që ne dimë kush është ulur në atë ndenjëse dhe përgjegjësinë që ka. Nga pamjet filmike të sistemit kuptohet qartë kush u përfshi në incidente dhe do të mbajë përgjegjësi penale”, shtoi ai.

Po ashtu Balla tha se plani i masave për ndeshjen me Çekinë është një hap i madh i kalimit të përgjegjësisë nga Policia Private tek Policia e Shtetit për të shkuar me gatishmëri”.

“Natyrshëm Federata ta konsiderojë këtë bashkëpunim me Policinë e Shtetit edhe një mënyrë sesi mund të ndihmojë Policinë, e këtu dua ta falënderoj FSHF që po ndihmon për ndërtimin e një fushe sportive për forcat ‘Delta’ në Vlorë. Besoj të gjejmë mundësi të tjera bashkëpunimi”, tha ai.

Preidenti i FSHF-së, Armando Duka u shpreh se për ndeshjet e ardhshme kemi biseduar të përdorim të njëjtin sistem që përdor UEFA, që kishim dhe në finale. “Shpresoj do ta arrijmë dhe ai i eliminon të gjitha këto probleme. Nuk është se kemi patur përvojë të madhe me këtë sistem, tani kemi filluar, tani kanë dalë problematikat më të shumta”, tha ai.

Lini një Përgjigje