“Nuk është ëndërr e pamundur”, Zhang karikon Interin: Nuk kemi frikë nga Man.City

9 Qershor 2023, 12:05Sport TEMA

“Nuk është ëndërr e pamundur”, Zhang karikon


“Asnjë frike nga Man.City, i kemi të gjitha cilësitë për t’i mundur. Champions nuk është një ëndërr e pamundur”.

Në vigjilje të sfidës më prestigjioze në karrierën e tij si president i Inter, Steven Zhang bën një bilanc të viteve të tij si zikaltër dhe sheh nga e ardhmja:

“E respektojmë shumë Man.City, një skuadër e shkëlqyer, por ne kemi cilësi për tu përballur. Inter është një skuadër që konkurron me më të fortët, ndërsa kundër ekipeve të vogla kemi lënë pikë”, theksoi fillimisht Zhang për La Gazzetta dello Sport duke shtuar:

“E kam menduar shumë në mendjen time se si do të ishte të fitoje Champions League, por edhe kur ëndërroje ishte shumë e pamundur ta fitoje.

Tani që jemi në finale, të gjithë në klubin tonë kanë një dëshirë të madhe për ta fituar. Jemi të bashkuar. Ashtu siç e ka thënë edhe Inzaghi: nuk kemi frikë", theksoi Zhang duke bërë më pas një koment pikërisht për trajnerin:

“Nëse Conte ishte më i vështiri, Simone është më i thjeshti, ka një qetësi të jashtëzakonshme për të administruar situatat. Ai është njeriu i finales. Shpesh më bëhen pyetje se kush është trajneri më i mirë, më i madh, por unë mendoj se kjo është një pyetje e gabuar.

E ardhmja? Për sa kohë do të jem unë, Interi do të jetë një klub stabil dhe kompetitiv”, u shpreh Zhang për La Gazzetta dello Sport.

1 Komente

  1. U
    Ushtari.

    Interi do te fitoje duelin me Mancester citin

    Lini një Përgjigje