Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët, “Demat” ndalen nga rrogozhinasit

18 Shtator 2023, 20:37Sport TEMA

Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët, “Demat” ndalen nga


Partizani ka barazuar me Egnatian në “Arenën e Demave” me rezultatin 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 6’ me anë të golit nga Bintsouka. Goli i barazimit nuk vonoi shumë. Egnatia shënoi në minutën e 23’ falë një perle të Fernando Medeiros nga distanca, duke shtangur portierin Hoxha.

Pjesa e dytë ishte tepër intensive, me raste nga të dyja palët, por goli i epërsisë nuk erdhi as nga Partizani e as nga Egnatia.

Me nga një pikë të ndarë, Egnatia ngjitet momentalisht në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Partizani në vendin e pestë me 5 pikë.

Lini një Përgjigje