Presidenti i Beshiktashit flet për Muçin: Trajneri e kërkonte prej një kohe të gjatë

9 Shkurt 2024, 18:39Sport TEMA
Presidenti i Beshiktashit flet për Muçin: Trajneri e kërkonte

Transferimi i Muçit te Beshiktashi në orët e fundit të merkatos në Turqi ka bërë një bujë vërtet të madhe.

Për këtë “operacion” ka folur dhe vetë numri 1 i klubit legjendar turk, Hasan Arat, i cili e vlerësoi në maksimum sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

“Ai ishte një lojtar që trajneri e kërkonte prej një kohe të gjatë.

Ka ardhur në Turqi me shumë entuziazëm dhe do të punojë fort për Beshiktashin.

Është një transferim që do e bëjë të lumtur komunitetin tonë”, u shpreh presidenti i “shqiponjave”.

Lini një Përgjigje