Presidenti i Milanit: Futbollistët e mëdhenj nuk vijnë në Itali, jemi kthyer si Serie B e Europës

19 Qershor 2022, 19:26Sport TEMA

Presidenti i Milanit: Futbollistët e mëdhenj nuk vijnë në

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka evidentuar problemet e futbollit italian dhe situatën në të cilën ndodhet Serie A, e quan si dramatike.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur se kampionati elitar i Italisë, është kthyer në një Serie B të Europës, ndërsa thekson se për shkak të financave, lojtarët e mëdhenj, nuk transferohen më aty.

"Na e kanë kaluar thuajse të gjithë në këto 20 vitet e fundit. Kampionati italian mund të quhet Seria B e ligave të tjera në Europë nëse e marrim nga cilësia që ofron.

Ne ofrojmë një produkt skarco. Futbollistë si Messi dhe Mbappe nuk do të transferohen kurrë në Itali sepse klubet nuk kanë mundësi financiare për ta.

Edhe ndërtimi i stadiumeve te ne është një dramë. Vetëm projekti i “San Siro”-s së ri do të marrë një vit për t’u shqyrtuar përpara se të miratohet", u shpreh presidenti Milanit.

Lini një Përgjigje