Presidenti i Napolit: Jemi idiotë! Nuk marr më afrikanë nëse nuk firmosin atë që dua unë

3 Gusht 2022, 15:00Sport TEMA

Presidenti i Napolit: Jemi idiotë! Nuk marr më afrikanë nëse

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka deklaruar se nuk do të transferojë më lojtarë afrikanë në ekip, nëse ata nuk heqin dorë nga të luajtur në Kupën e Kombeve në Afrikë.

Ky kompeticion luhet kryesisht në dimër dhe lojtarët afrikanë grumbullohen me kombëtaret e tyre për të marrë pjesë, duke u larguar nga ekipet përkatëse për një periudhë disa javore.

Kjo ka irrituar presidentin e Napolit, i cili tha se do të afrojë lojtarë afrikanë në skuadër, vetëm nëse ata nënshkruajnë një kontratë, ku të thuhet se nuk do të marrin pjesë në Kupën e Kombeve në Afrikë.

I dua lojtarët afrikanë, por le të nënshkruajnë diçka që konfirmon se do të heqin dorë nga të luajturit në Kupën e Kombeve të Afrikës. Përndryshe, nuk dua të sjell më futbollistë afrikanë te Napoli. Ne jemi idiotë që paguajmë rroga vetëm për t’i dërguar lojtarët në gjithë botën për të luajtur për të tjerët.

Ky nuk do të jetë një lajm i mirë për lojtarët e Napolit si Victor Osimhen dhe Andre Zambo Anguissa, të cilët përfaqësojnë përkatësisht Nigerinë dhe Kamerunin.

2 Komente

  1. a
    altin

    ik o loqe bej filma ik ,ske pune ti me futbollin ..idiot arrogant

    1. B
      Badjava

      ...dhe paguaji me byrek dhe cigare te hapme.

      Lini një Përgjigje