Sarri tregon diferencat me Mourinhon dhe “pengun” që lidhet me Ronaldon: Juventus në fund të ciklit

4 Gusht 2022, 14:06Sport TEMA

Sarri tregon diferencat me Mourinhon dhe “pengun” që lidhet me

Në një intervistë të fundit për Corriere Dello Sport, trajneri aktual i Lazios, Mauricio Sarri është rikthyer të flasë për të kaluarën e tij te Juventus ndërsa ka një “peng” që lidhet me Cristiano Ronaldon.

Sarri thekson se do të dëshironte ta kishte stërvitur CR7 kur ishte ende i ri teksa flet edhe për diferencat mes tij dhe Mourinhos duke nënvizuar se portugezi e ka nisur karrierën nga Barcelona dhe ndryshe nga ai është mësuar të punojë me yje.

“Ronaldo? “Pengu” i vetëm që kam është se nuk e kam trajnuar kur ka qenë i ri, unë te Juventus gjeta një lojtar që ishte i afirmuar.

Skuadra duhej të adaptohej sipas kushteve të tij dhe jo e kundërta, mua më pëlqen një ekip që vendoset në funksion të mirës së përbashkët. Por, Juventusi im ishte në fundin e ciklit dhe unë këtë e vura re menjëherë.

Mourinho? Më pëlqen Mourinho, diferencat e mia në karrierë me Mourinhon nisën nga starti i karrierës. Unë jam rritur mes diletantëve. Ka një diferencë të madhe ta nisësh nga Stia në krahasim me Barcelonën e Mourinhos”, u shpreh Sarri.

Lini një Përgjigje