Shakira e Pique tani janë “armiq” të përbetuar, përplasen për kujdestarinë e fëmijëve

30 Qershor 2022, 22:25Sport TEMA

Shakira e Pique tani janë “armiq” të përbetuar,

Shakira dhe Pique jetojnë pushimet më mediatike të viteve të fundit. Gjithashtu një nga më traumatiket. Mbi të gjitha për çështjen që ka të bëjë me kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Milan (9 vjeç) dhe Sasha (7). Këngëtarja kërkon me ngul që dy djemtë e saj të jetojnë në Miami, ndërsa futbollisti i Barcelonës dëshiron që ata të rriten në Spanjë.

Sipas informacioneve të “La Vanguardia”, të dy kanë vendosur t’u besojmë dy firmave ligjore për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Shakira po përpiqet të rikuperojë karrierën e saj muzikore në një vend që është më i njohur për artisten dhe autoren e hiteve si “La Tortura”.

Shakira dhe Pique janë shndërruar në armiq, sidomos pas publikimit të lajmeve të fundit për tradhtitë e qendërmbrojtësit “blaugrana”.

Megjithatë, situata me të cilën përballen dy djemtë e mitur mund të ndryshojë pozicionin e tyre. Të dy konsiderojnë se e ardhmja e Milanit dhe e Sashës është një çështje prioritare.

Lini një Përgjigje