Që Armand Duka sillet si një padrino i futbollit shqiptar kjo nuk është diçka e re, pasi e ka vërtetuar me gjithë skandalet dhe korrupsionet që ka kryer në krye të FSHF-së gjatë gjithë këtyre 20-viteve.
Javët e fundit Duka po kryen një tjetër shkelje të rëndë, e cila ka të bëjë me shitjen e të drejtës televizive të Kategorisë Superiore, ku ka shkelur të gjitha rregullat për të shpallur fituese kompaninë që do transmetojë këtë kampionat( që për hir të së vërtetës nuk është se ka ndonjë shikueshmëri te madhe, për shkak të trukimeve dhe përcaktimeve të garës që bëhen që në start nga FSHF-ja e tij).
Ajo që është skandaloze në këtë proces është mungesa e tranparencës nga ana e FSHF-së, e cila s'ka bërë me dije për publikun asnjë detaj për shifrat që janë paraqitur nga kompanitë, nuk ka publikuar emrin e asnjë kompanie që ka marrë pjesë në garë, konflikti i pastër i interesit që është në këtë proces, si dhe prishja e rregulla në mënyrë të turpshme për të shpallur fituese kompaninë që Duka do dhe bën pjesë si aksioner.
Një tjetër rast i paprecedent është fakti që i gjithë ky proces po kryhet pa konsultimin e asnjë presidenti klubi të Superiores, të cilët duhet të ishin të parët që duhet të njiheshin me oferat dhe duhet të jenë ata që duhet ta vendosin se cila iu leverdis më shumë dhe ta caktojnë fituese.
Gazeta TemA përmes burimeve ka publikuar se dy oferat më të larta kanë qenë nga Tibo me 1.2 milion euro dhe Super Sporti me 600- mijë euro.
Oferta e Tibos ka kapur në befasi Armand Dukën, pasi qëllimi i tij është që fituese të shpallet kompania Super Sport ku ai është vetë aksioner dhe ka përfitme personale dhe gjithçka mbetet nën kontrrolin e tij, për të na e paraqitur këtë kampionat si të sukseshem, ndërkohë që është nga më të dështuarit.
Ajo që bie në sy në fakt është gjunjëzimi i presidentëve të klubeve përballë Armand Dukës, i cili po tallet dukshëm me ta, ku përveçse nuk i pyet e konsultohet, po ben gati t'iu jap dhe me pak para me qëllim që xhepi i tij të jetë më i mbushur.
Nga llogaritë e bëra me shpalljen fituese të Tibos, çdo klub i Superiores do të perfitonte rreth 120 mijë euro, ndërsa nga Super Sporti shifra do të ishte shumë herë më e ulet dhe ofenduese për çdo klub.
Normalisht që të dyja shifrat nuk është se janë ndonjë shpëtim për klubet, duke pasur parasysh shifrat e shpenzimeve të tyre për gjatë gjithë vitit, por në krahasim më lëmoshën që kërkon t'iu jap Armand Duka është qesharake, por edhe ofenduese për cilindo president.
Për Armand Dukën po, do ishte i kënaqur pasi jo vetën do kishte përfitime të dyfishta por dhe transmetimi dhe dirigjimi për çdo të ftuar do të ishte nën kontrrollin e tij për të ngritur imazhin e kampionatit. (TemA)
Lini një Përgjigje