Shorti i Nations League, Shqipëria me fat: Ja kundërshtarët e kuqezinjve

8 Shkurt 2024, 18:43Sport TEMA
Shorti i Nations League, Shqipëria me fat: Ja kundërshtarët e

Në kryeqytetin e Francës, Paris është hedhur pasditen e së enjtes shorti për edicionin e katërt të Nations League.

Pjesë e shortit ishte edhe Shqipëria, teksa kuqezinjtë që bënin pjesën në vazon e tretë të Ligës B, së bashku me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi. Goglat

Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 1 të Ligës B, bashkë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Një përsëritje e përballjeve me Republikën Çeke nga vazo e parë, ku u evitua Anglia, me çekët që edhe pse u dhuruam një leksion në tetor në Air Albania mbeten një kundërshtar i vështirë, ashtu si dhe Ukraina, që përpos problematikave të luftës ka dhuruar vitet e fundit futboll tërheqës dhe me elementë të spikatur.

Liga B:

Grupi 1

Çeki

Ukrainë

Shqipëri

Gjeorgji

Ndërsa, sa i përket Kosovës, dardanët ende në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri, u shortuan në Grupin 2 të Ligës C, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe një mes Gjibraltarit dhe Lituanisë, skuadra që vijnë nga Liga D, dhe që do të përballen mes tyre në muajin mars për të vendosur se cila do të ngjitet në Ligën C.

4 Komente

  1. p
    pjeter

    E ky eshte krup fati??!! Di jete shume shume e veshtire ti marresh pike Cekise,Ukraines e Gjorgjise!!

    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

      Kujtojne do ju ece perseri me goditje nga jashte zone se gje tjeter nuk bene ne kualifikueset e Europianit. Harrojeni. Mesoni te ndertoni sulme qe finalizohen me goditje brenda zones. Perndryshe as Gjeorgjine nuk do e mundim dot. Kujtoni 2 ndeshjet e fundit me Moldavine dhe ishujt Faroe. Ndeshje skandal ku lojtaret tane nuk dinin se cbenin ne fushe , se goditjet nga jashte zone ua bllokuan.

      1. T
        Trotski

        Shqiperia ne Vend te Pare

        Lini një Përgjigje