Shorti, Rebrov: Grup "lufte”, Shqipëria po shfaq futboll solid

9 Shkurt 2024, 15:07Sport TEMA
Shorti, Rebrov: Grup "lufte”, Shqipëria po shfaq futboll solid

Shqipëria do të ketë përballë Ukrainën, Çekinë dhe Gjeorgjinë në Grupin 1 të Ligës B në Nations League. Trajneri i kombëtares ukrainase, Serhiiy Rebrov komentoi shortin.

Ish-sulmuesi i njohur, i cili vite më parë formonte një dyshe të mrekullueshme me Shevchenkon në ofensivën e Dinamos së Kievit, u ndal edhe te kuqezinjtë e Sylvinhos.

Nuk prisja asgjë nga shorti i Nations League, pasi ne e kemi mendjen te kualifikimi në Euro 2024. Pas ndeshjeve të playoff-it do të nisim të mbledhim informacione për kundërshtarët tanë.

Për momentin duhet të përqendrohemi te përgatitjet e provimeve të muajit mars. Kam parë shumë ndeshje të Çekisë dhe Shqipërisë, të Gjeorgjisë më pak.

 

Shqiptarët po tregojnë një futboll solid, ata siguruan të drejtën për të luajtur në Europianin e Gjermanisë. Njësoj si çekët. Ndërkohë që gjeorgjianët do të kërkojnë kualifikimin në duelet e playoff-it.

Jam i sigurt se do të ketë një luftë të ashpër në grupin tonë”, theksoi Rebrov. Ukraina do të përballet me Bosnjen. Nëse ia del, atëherë do të sfidojë fituesin e çiftit Izrael-Islandë për një biletë në Gjermani.

Lini një Përgjigje