Shqipëri-Ishujt Faroe, FSHF udhëzon tifozët çfarë duhet të bëjnë

19 Nëntor 2023, 11:50Sport TEMA

Shqipëri-Ishujt Faroe, FSHF udhëzon tifozët çfarë


Federata Shqiptare e Futbollit ka dal me nje njoftim per tifozet që do të ndjekin ndeshjen “Shqipëri – Ishujt Faroe” në stadiumin “Air Albania”

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme", shkruan FSHF.

2 Komente

  1. I
    Ide e bukur . Koreografia KUq e Zi duhet te zhvill

    Mbas n hapi Suksesi ,fillojne te ndryshojn e zhvillohen edhe Koreografia e Tifozave Kuq e Zi , pra gjthcka per Euron 24 ne Gjermani duhet te Moderrnizohet ,per te treguar me shume prestigj si KOmb. Un do ta shikoja me perparesi nji Daulle te Madhe , e cla duhet te kumboje si Kushtrim per Sulm e motivoje 11 Shqiponjat . Nji Dalulle e fort qe bie Boom - Boom - Boom me nji ritem te ngadalshem ,por Fort mes nj qetesie ,qe paralajmeon Furtune _ Sulm , e cila tngellon Misterioze qe ndez gjakun Shqponjave per Sulm e tremb Kunershtatrin . Pra ,duhet qe edhe kto Forma te Koreografise etj te Tifozit Kuq e Zi duhet te _ te perpunohen nga nji Kshill i Ansamblit Kuq e Zi , si kan gjithe Ekipet Europane duke u ndar tashme nga e kaluara dhe hedhur nji hap perpara edhe si Tifozllik ,me o organizuar ne gjithcka ,duke impresionuar Shkuesit e rritur Prestigjin edhe si Shqpitare edhe ne shkallet e Stadiumeve

    1. D
      Duhet patjeter te paraqitemi me Potent si Tifoze

      Nuk i thon kot Pleqte tane _Si eshte Vendi ,behet Kuvendi ! Eshte moment i duhur kur Shqiptaret te shfrytezojn kte Europian per te treguar se qendrojne me lart se si i tregojne e duan ti shikojne Hienat serbo greke etj Qarqe Antishqptare dhe se jemi Europian e Dinjitoze

      Lini një Përgjigje