“Shqipëria problemi i grupit”, legjenda italiane Buffon: Mos vendosni karrocën para kuajve!

2 Dhjetor 2023, 20:20Sport TEMA
“Shqipëria problemi i grupit”, legjenda italiane Buffon: Mos

Pas shortit për Euro 2024 ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, për Rai-n foli shefi i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon.

Legjenda italiane bëri thirrje që Shqipëria të respektohet pasi do të jetë një problem në grup. “Të mos vendosim karrocën para kuajve”, theksoi Buffon ndërsa shtoi se Shqipëria ka treguar shumë vlera.

“Ndeshja e parë ndaj Shqipërisë është stimulus, mendoj se më e drejta është të mos vendosim “karrocën para kuajve”.

Shqipëria është në një grup ferri, por duhet respektuar. Besoj se Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë.

Nuk mund të bëjmë parashikime nëse një barazim apo humbje ndaj tyre në ndeshjen hapëse mund të ndikojë në rrugëtimin tonë. Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”, u shpreh Buffon.

4 Komente

  1. G
    Gjeli

    C eshte ky grup ferri, vajti ne europian te shterngoi bythen kombetareja pse me ke do te luaj ajo me cerrikun me memaliajn. Kush jane keta gazetare qe kane vene kete titull duhen inkurajuar te fitojne me italine pa tjeter ose me mire te mos kuslifikoheshin fare. Atje eshte Europian

    1. D
      Demokrati idealist

      Po morën ndonjë barazim në grupin e ferrit janë të parët,por që unë besoj se do kenë vetëm humbje.Le të presim dhe të shohim.

      1. B
        Bruno

        Shqipëria do jet një pengesë për të gjitha ekipet se kemi çuna me gjak që luajnë sa do emër të ken ato në kemi guximin ti sfidojmë ato kushdo qofshin çunat do luajmë ,me shpirt aty do japin më të mirën

        1. A
          Andi

          Nuk është grupi i ferrit,por është grupi më i bukur i mundëshëm për Shqipërin,pasi bën reklamën më të bukur mes bigëve të futbollit botëror.

          Lini një Përgjigje