Silvinjo duhet t’i bëjë planet pa sulmuesin kryesor, klubi jep lajmin e keq për Kombëtaren: Cikalleshi do të mungojë për 2-3 javë

25 Shtator 2023, 10:45Sport TEMA

Silvinjo duhet t’i bëjë planet pa sulmuesin kryesor, klubi jep

Kur Kombëtarja po shijonte një nga periudhat më të mira në historinë e saj, dy lajme të këqija kanë ardhur për Silvinjon.

Ardian Ismajli dhe Sokol Cikalleshi kanë rënë pre e dëmtimeve. Klubi Koniaspor ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare gjendjen shëndetësore të sulmuesit kavajas. Në deklaratën e tyre mësohet se Cikalleshi do të qendrojë jashtë fushave për 2-3 javë.

Silvinjo tashmë duhet t’i bëjë planet pa sulmuesin e tij kryesor për përballjen kundër Çekisë.

“Si rezultat i ekzaminimeve të lojtarit tonë, Sokol Cikalleshi, i cili u dëmtua dhe la ndeshjen në minutën e 66 kundër Çajkur Rizesporit, një dëmtim i shkallës së dytë është dalluar në grupin e muskujve të kofshës së djathtë dhe trajtimi i tij ka nisur.

Futbollisti ynë vazhdon stërvitjen e tij me fizioterapistin. Procesi i rehabilitimit është planifikuar të zgjasë 2-3 javë”, ka njoftuar klubi Koniaspor.

3 Komente

  1. T
    Tifozi kuq e zi

    Sulmi esht komplet Mbroja daku Hasani , edhe uzuni duhet te rri ne stol se esht nji lojtar figurant ne fush ,mesfusha esht e kompletuar bashk me Muçin ne plan form qe duhet te jet lojtar formacioni i pa diskutushem , Asllani dhe ai djali shkupit ne qender te mesfushes , ne mbrojtie duhet ndjekur riparimi Kumbulles ne vend te Ismailit te demtuar , perpara mbrojties Veseli ose Gjasula , ne e krmi komtaren blind , zoti na nimoft te fitojm me çekin , ne kte moment Cikalleshi Uzuni nuk kan vend ne 11 çen e par te ekipit ky duhet te jet ekipi jon , rrezervat i kemi klas , zoti na nimoft komtaren ton me fitore me 12 tetor .

    1. V
      Vlora.Vlora

      cikalleshi uzuni jane baballaret e rasteve ,jepu 100 topa dhe asnje s kane per te bere ,Broja eshte sa per te dy bashke ,hysaj po si nuk iken ky gafaxhiu nga kombetarja

      1. T
        Tifozi plak

        Broja nuk dihet se do te jete me ai i pari ,i duhet edhe nja 6 muaj te kthehet ne forme .Daku duhet patjeter se ka instiikte vrasesi .muci dhe muja ne krahe.

        Lini një Përgjigje