Simon Simoni pëson dëmtim të rëndë me Frankfurt, portieri i Kombëtares mungon gjatë

20 Shtator 2023, 16:45Sport TEMA

Simon Simoni pëson dëmtim të rëndë me Frankfurt,


Portieri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Simon Simoni do mungojë gjatë për ekipin e Eintracht Frankfurt.

19-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e moshave kundër Stuttgart Kicker, teksa lëndimi në ligamentin kolateral në bërryl do duhet të korrigjohet me operacion.

Një dëmtim i tillë pritet ta mbajë jashtë për shumë muaj talentin nga Shënkolli, që la Dinamon dhe u bashkua me klubin e Bundesligës në 1 janar të këtij viti për 600 mijë euro.

Me të rinjtë e Frankfurt, Simoni këtë sezon ka luajtur në shtatë ndeshje, duke e mbajtur portën të paprekur për tre duele.

Edhe pse shihej si e ardhmja e klubit dhe ishte i treti në radhën e portierëve, Simoni tanimë do duhet të lërë pas një dëmtim të rëndë për t'u rikthyer më i fortë.

Lini një Përgjigje