S’ka fitues në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Partizani ndajnë pikët

14 Shtator 2023, 19:59Sport TEMA

S’ka fitues në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe


Nuk ka prodhuar fitues, supersfida mes Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

Përballja e zhvilluar në “Loro Boricci” të Shkodrës u mbyll në barazim pa gola.

Vlen të përmendet se të kuqtë luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 14-të, pasi Maguette u ndëshkua me të kuq.

Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, Partizani dominoi pjesën e parë, duke krijuar raste të pastra shënimi.

Fillimisht ishte Rrapaj, i cili pa që gjuajtja e tij nga goditja e dënimit në minutën e 22-të, të ndalej nga tranversa.

Në minutën e 34-t, Bitsouka kishte mundësi të artë shënimi, por me portën e boshatisur gjuajti jashtë. 

Edhe në të dytën rastet nuk munguan në të dyja portat, por Qarri dhe Hoxha, ia dolën të mbajnë të pastër kuadratin e tyre, me disa pritje spektakolare.

Me këtë barazim, Vllaznia ngjitet në vendin e katërt me 5 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e pestë me 4 pikë.

Lini një Përgjigje