S’ka histori në “Niko Dovana”, Tirana barazon me Teutën dhe i bashkohet Egnatias në finale

10 Maj 2023, 19:02Sport TEMA

S’ka histori në “Niko Dovana”, Tirana barazon me


Tirana pret biletën për në finalen e Kupës teksa fitorja 3-0 në ndeshjen e parë i dha komoditetin për të kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund.

Asnjë gol në 93 minuta duke bërë që bardheblutë të jenë skuadra e dytë pas Egnatias që do të luaj në finalen e madhe.

Kryeqytetasit patën disa raste shënimi në të dyja pjesët por lojtarët u treguan të pasaktë edhe pse disa herë gjetën Qirkon në formë shumë të mirë.

Nga ana tjetër, Teuta nuk rrezikoi shumë teksa me kalimin e minutave dukej sikur e pranoi disfatën.

Lini një Përgjigje