Statistikat: Gjimshiti është lojtari më i përdorur te Atalanta, Gasperini nuk bën dot pa të në fushë

21 Shkurt 2024, 21:26Sport TEMA
Statistikat: Gjimshiti është lojtari më i përdorur te

Berat Gjimshiti është në një moment fantastik të karrierës te Atalanta. 

Njëkohësisht edhe me ndeshjet e zhvilluara në Kombëtarja, Gjimshiti ka treguar se është i pakalueshëm, duke thyer çdo aksion të kundërshtarëve.

Në këtë sezon, rezulton se te Atalanta është pikërisht Gjimshiti lojtari më i përdorur nga trajneri në këtë sezon. 

Nga 3.143 minuta loje që ka zhvilluar Atalanta në këtë sezon, vendin e parë si lojtari më i përdorur e mban mbrojtësi i Shqipërisë me 2.806 minuta, ndërsa më pas vjen De Roon me 2.759 minuta.

1 Komente

  1. T
    Tifozi kuq e zi

    Fati i madh per kapitenin Kuq e Zi Xhimshiti , mbrojtes klasi , djal i shkelqyer , i uroj karrier brilante ne futboll Xhimshitit ,rrespekte .

    Lini një Përgjigje