Statistikat, si erdhën Roma e Feyenoord në Conference League

25 Maj 2022, 14:22Sport TEMA

Statistikat, si erdhën Roma e Feyenoord në Conference League

Roma vjen në këtë finale pasi siguroi një biletë në Europa League nga Serie A, e mbyllën në vendin e 6-ët ndërsa Feyenoord e mbylli Eredivise në vendin e tretë.

Feyenoord vjen në këtë finale pas 12 ndeshjesh pa asnjë humbje në Conference League, 8 fitore dhe 4 barazime. Në 10 sfidat e fundit, përjashto atë të fundit kundër Marseillie, Feyenoord ka shënuar të paktën 2 gola për ndeshje.

Në 12 ndeshje në Confernece League, Roma ka fituar 7ndeshje,  barazuar 3 dhe humbur dy, të dyja kundër Bodo/Glimit. Në 5 nga 12 ndeshje, Roma e ka mbajtur portën të pa prekur.

Kjo është hera e tretë që Roma dhe Feyenoord përballen ndërmjet tyre në Evropë, për herë të fundit u përplasën në 1/8 e Europa League me verdhekuqtë që siguruan një biletë për më tej, barazuan 1-1 në shtëpi dhe fituan 2-1 në transfertë.

Lini një Përgjigje