“Sylvinho ka krijuar frymë pozitive”, Duka: Kemi hyrë me objektiva të qarta për EURO 2024

14 Shtator 2023, 09:53Sport TEMA

“Sylvinho ka krijuar frymë pozitive”, Duka: Kemi hyrë me


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka thotë se trajneri i kombëtares, Sylvinho ka krijuar frymë pozitive në skuadrën përfaqësuese.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Duka u shpreh se Shqipëria ka hyrë me objektiva të qarta për EURO 2024.

Duka foli edhe për shkarkimin e Fernando Santos, pas humbjes që Polonia pësoi në “Air Albania” disa ditë më parë, me rezultatin 2-0.

“Santos ka ardhur trajner në Portugali, pasi u shakrkua trajneri që humbi me Shqipërinë dhe që nga ajo kohë ndenji trajner në Portugali deri në Botëror. Gjithsesi, Santos është një trajner shumë i madh, shumë i mirë, kampion në Evropë. Me Poloninë nuk i ecën gjërat, nuk i shkoi ashtu si duhet. Mbase edhe kundështrët ishin kompetitivë, ndryshohet trajneri. Polonia është një skuadër që gjithmonë e ka objektiv kualifiklimin në Evropiane dhe Botërorë. Ne duhet të mendojmë për vete dhe jo për Poloninë, kemi hyrë me objektiva të qarta vetë për të pasur një vend në Gjermani. Kemi bërë deri diku mirë, përderisa jemi të parët e grupit.

Padyshim që Sylvinho është një trajner shumë i mirë që bën shumë mirë punën e tij, që organizon shumë mirë stafin dhe ekipin, i impenjuar, shumë i përkushtuar për skuadrën, ka krijuar një frymë pozitive. Por nuk mund të vijë rezultati vetëm me një trajner dhe vetëm me stafin, padyshim që duhet të gjitha gjërat t’i mbash”, theksoi ai.

2 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Suksese kombetares. Kam shume besim tek kualifikimi. Edhe juve president kini pjesen tuaj ne suksesin e deri tanishem. Zgjedhja e Silvinjos eshte nje nga punet e tua te mira...

    1. B
      Bujar Kanapari

      Polonia ishte skuadra me e dobet ne Boteror. Nuk e meritonte kalimin e grupit. Nuk ka pse habiten Polonia dhe Cekia. Kane lene pike me Moldavine, do te linin dhe me ne. Megjithate, ka ende mundesi per tu kualifikuar, te fitoje te 3 ndeshjet dhe Shqiperia te mund Cekine.

      Lini një Përgjigje