Sylvinho: Krenari që realizuam ëndrrën e një Kombi, Euro 2024 është këtu tani

18 Nëntor 2023, 20:43Sport TEMA

Sylvinho: Krenari që realizuam ëndrrën e një Kombi, Euro


Arkitekti i suksesit historik të Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar për ehrë të parë në llogarinë e tij në Instagram pas kualifikimt në Euro 2024. Trajneri i Shqipërisë shprehet mjaft i lumtur dhe krenar për këtë arritje ndërsa falenderoj të gjithë, nga lojtarët, te drejtuesit, tifozët dhe familja e tij.

"Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.

Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër. Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.

Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion. Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë.

Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim! Për këdo që direkt apo indirekt ka qënë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme. Euro 2024 është këtu tani. Forca Shqipëri"

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)

1 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

    Trajneri deri sa te vije Evropiani duhet te studioje strategji te ndertimit te aksioneve dhe shenimit te golave me llogjike sulmi. Ne fitoret qe beme na eci fati me goditjet nga distanca , sulme beme me pikatore. Por kjo nuk ecen gjithmone. Ne ndeshjen me Moldavine pata frike me menyren si luajtem. Po te kishim perballe ndonje kombetare tjeter si ato qe do jene ne Evropian , do na kishin shqepur me gola. Ne Evropian shkuam , sfida tani eshte te mos turperohemi dhe te ruajme dinjitetin si skuader.

    Lini një Përgjigje