Ten Hag nuk i ka në plan, Man. United nxjerr në shitje tre emra të mëdhenj

8 Dhjetor 2023, 11:15Sport TEMA
Ten Hag nuk i ka në plan, Man. United nxjerr në shitje tre emra

Triumfi 2-1 ndaj Chelseat-t në “Old Trafford” ka bërë që Manchester United të ngjitet në vendin e 6, vetëm tre pikë larg City-t që mban vendin e katërt të renditjes, ose të fundit që të jep një biletë për zonën Champions.

Skuadra e Eric Ten Hag vuan mungesën e vazhdimësisë, megjithatë trajneri holandez gëzon besimin e drejtuesve të klubit, të cilët i kanë lënë dorë të lirë edhe për merkaton e janarit, ku “djajtë e kuq” do të operojnë kryesisht në dalje.

Kështu me kërkesën e trajnerit holandez, Manchester United do të marrë në konsideratë ofertat që do të vijnë për Jadon Sanchon, Casemiron dhe Raphael Varane. Të tre këta futbollistë iu bashkuan “djajve të kuq” me bujë të madhe, por që këtë sezon kanë zbritur ndjeshëm në hierarkitë e tyre.

Sancho ka mbetur jashtë grupit që në fillim të sezonit dhe po kërkon me ngulm largimin, pasi nuk dëshiron të humbë edhe Europiain e 2024-ës, ndërsa Casemiro dhe Varane kanë luajtur me pikatore dhe nuk shihen më si titullarë nga Ten Hag.

Për Sanchon nuk mungojnë ofertat, megjithatë Manchester United synon ta huazojë te Dortmund deri në fund të sezonit. Në këtë mënyrë anglezi do të mund të luajë rregullisht dhe vlera e kartonit të tij mund të rritet sërish.

Sa u përket Casemiros dhe Varane, për të cilët Manchester United pagoi më shumë se 110 milionë euro për t’i marrë nga Reali, situata ndryshon jo pak. Të dy kanë kaluar tashmë të 30-at dhe për më tepër, kanë paga shumë të majme, ndaj jo çdo klub do të kishte luksin t’i transferonte.

Shpresat e drejtuesve të klubit anglez janë që në lojë të hyjë Paris Saint Germain, klub francez që ka buxhet të palimituar dhe për më tepër nevojë për eksperiencë në qendër të mbrojtjes e mesfushës.

Lini një Përgjigje