“Tentuan të godasin arbitrin”, policia shoqëron disa tifozë të Tiranës në Rrogozhinë

25 Maj 2023, 19:41Sport TEMA

“Tentuan të godasin arbitrin”, policia shoqëron disa

Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat disa tifozë të skuadrës së Tiranës, të cilët u futën në fushën e lojës dhe tentuan të godisnin arbitrin e ndeshjes ndaj Bylisit, Kridens Meta.

“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Situata u tensionua në pjesën e dytë kur Bylisi mori një penallti të dyshimtë, të cilën e kthyen në gol dhe ndalën Tiranën në garën për titull.

1 Komente

  1. T
    Tifozi i 17 Nentorit

    Mos u thoni tifozet e Tirones ,se tifozat e Tirones ( Tironca ) kane pare dhe me keq se kjo ndeshje dhe asnjehere nuk kane bere si sot ,flas per kohen e 17 Nentorit , sepse ata ishin qytetare te Tirones te lindur e ritur ne Tirone ,kurse sot keta cecene qe jetojne neper rrethinst e Tirones nuk jane qytetare ,por hajvana ,zhulanjosa kujtoni se si dikur prishnin stolat e stadiumit ,kur ndesheshin me Skenderbeun ,federata duhet ti denoje keta cecene per nja 5 vjet te mos hyjne ne stadium , ndeshjet Tirana nuk duhet te lejohen cecenet e saj neper stadiume .

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema