Tirana nuk njeh më fitore, Erzeni dhe Kukësi ndahen në paqe

10 Dhjetor 2023, 15:32Sport TEMA
Tirana nuk njeh më fitore, Erzeni dhe Kukësi ndahen në paqe

Tirana është ndalur në barazimin 2-2 ndaj Laçit në transfertë.

Kryeqytetasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, pasi në minutën e 18’ ishte Hasani që zhbllokoi shifrat, ndërsa në minutën e 47’ të shtesës Abazaj dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë Laçi u përpoq duke ngushtuar rezultatin në minutën e 59’ me anë të autogolit të Najdovskit.

Në fundin e lojës, atëherë kur nuk pritej, Laçi gjen golin e barazimit në minutën e 93’ me anë të Kordeiro, duke shtangur kështu bardheblutë.

Me këtë rezultat, Tirana pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa kurbinasit në vendin e parafundit me 17 pikë.

Nga ana tjetër, sfida mes Erzenit dhe Kukësit është ndarë në barazimin 0-0.

Lini një Përgjigje