Tjetër ndeshje nga stoli për Brojën, trajneri i Fulham: Futbollistët nuk janë budallenj, ka konkurrencë

11 Shkurt 2024, 11:58Sport TEMA
Tjetër ndeshje nga stoli për Brojën, trajneri i Fulham:

Armando Broja u fut sërish si zëvëndësues në ndeshjen e Fulham përballë Bournemouth të fituar 3-1. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sapo është transferuar te bardhezintjë në formë huazimi nga Chelsea dhe pas Burnley, edhe këtë ndeshje hyri në fushë në minutën e 74’ duke zëvëndësuar autorin e 2 golave Rodrigo Muniz. Pas ndeshjes trajneri Marco Silva foli për këtë çështje duke shpjeguar situatën.

Broja zëvendësues? Kam folur me të rreth kësaj situate një ditë më parë. Premier League është e tillë. Është e rëndësishme që ta kemi me ne, ai është një lojtar të cilin e kishim kërkuar që në verën e kaluar.

Ai e di që duke qenë pjesë e Premier League, do të ketë vazhdimisht konkurrencë për një vend në formacion. Ai mbërriti këtu vetëm javën e kaluar dhe ndaj Burnley, një tjetër sulmues shënoi një gol të rëndësishëm dhe kishte një impakt të mirë në ndeshje. Nëse Rodrigo do të ketë një javë të mirë dhe Armando do të ketë një javë të mirë, atëherë do të jetë perfekte për ne.

Futbollistët nuk janë budallenj. Ata i kuptojnë vendimet dhe një mënyrë se si të përballosh situatën është të punosh shumë dhe të tregosh që je më i mirë se të tjerët që po luajnë”, tha trajneri i Fulham.

2 Komente

  1. T
    Tifozi

    Duket që futbollistët nuk janë budallejnë dhe ky wë bëri dy gola nuk është i tillë, prandaj do japi maksimumin në fushë që ta lej Brojën në stol ndërsa Broja vazhdon akoma me atë ngathtësinë dhe mos impenjim në fushë

    1. Y
      Yp xhixhi

      Na e keni care menderen me ket Brojen si me qene Maradona thjesht nje si te gjithe mos me thene nen mesataren e kombetares .

      Lini një Përgjigje