Shqipëri-Çeki, një ndeshje tjetër po luhet edhe në tregun e zi pas shitjes së biletave nëpërmjet një procesi që ka ende shumë paqartësi për mënyrën se si u menaxhua.
FSHF njoftoi se 300 mijë kërkesa në pak minuta bënë që biletat e stadimit me kapacitet 21.500 vende të shiteshin në kohë rekord.
Nuk u publikua asnjë çmim dhe as numri i saktë i vendeve që ishin të disponueshme për shitje ndërsa në tregun e zi tregtia po lulëzon në rrjetet sociale.
Nëse 20 vite më parë përpara ndeshjes Shqipëri – Greqi ky fenomen ishte i pranishëm në cdo cep rruge apo pranë stadiumit qemal stafa, sot bota virtuale ka nxjerrë në pah anën më problematike të këtij fenomeni.
Ka nga ata që kërkojnë madje edhe një makinë për 4 bileta e ky sigurisht nuk është humor. Kjo është situata sot me biletat, një pjesë e madhe e të cilëve kanë përfunduar në duart e njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me soprtin e aq më pak me kombëtaren ndërsa një pjesë e madhe dhe e heshtur e ndjekësve më fanatikë të ekipit kuqezi duhet thjesht të treghen të duruar që Shqipëria të mos luftojë për objektiva të rëndësishëm e në këtë mënyrë mund të gjejnë qetësisht e madje edhe në pikat e shitjes fizike, një biletë që nuk kushton 10 apo 20 fishi i çmimit fillestar.
Nuk ia vlen te komentosh nje gazetaruc se emrin "Qemal Stafa" nuk e di qe germa e pare eshte kapitale si per emrin dhe per mbiemrin!Ky qe e ka shkruar kete informacion eshte njelloj si ata qe shesin biletat nen dore,kuptohet ne miniature !