Sulmuesi shqiptar kërkon një shans te Barcelona, trajneri e studion në fazë përgatitore

26 Qershor 2022, 15:27Sport TEMA

Sulmuesi shqiptar kërkon një shans te Barcelona, trajneri e studion

Rey Manaj dëshiron të tregoj edhe një herë vlerat e tij te Barcelona.

Sulmuesi është rikthyer përsëri në Spanjë pasi ekipi i Spezia nuk e aplikoi mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit. Akordi me ekipin italian nuk u arrit për shkak të pagës së lartë që kërkonte 25-vjeçari.

Ashtu siç raporton edhe “Mundo Deportivo”, përfaqësuesi i kombëtares shqiptare kërkon një shans në fazën përgatitore për të bindur trajnerin Xavi në miqësoret që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe.

Manaj ishte një nga zbulimet e mëdha të Barçës në para sezonin e kaluar ku në miqësoret e zhvilluara ai shënoi katër gola në 117 minuta në dispozicion.

Kontrata e tij me klubin blaugrana përfundon në vitin 2023 dhe tashmë kontaktet midis përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve kanë nisur për gjetjen e një zgjidhje të mundshme.

Barcelona përfitoi 300.000 mijë euro për huazimin e Manajt gjatë transferimit në sezonit 2021-2022.

Sulmuesi Shqiptar në sezonin e fundit në Seria A luajti 30 ndeshje duke shënuar pesë gola.

2 Komente

  1. B
    Bastriu

    Ha ha ha sa kom qesh!Sa Manaj ka Barca ne fakt perse mos ta marre edhe kete te jonin!Xavi erdhi per as e po del pras!Ekipin e drejton i vellai i tij,mirpo Manaj ka luajtur nje ndeshje miqesore vjet duke luajtur me ekipin e pare dhe per fat shenoi tre gola!Si Manazj ekipi ka nja pese qendersulmuesa. I uroj qe ti plotesohet deshira por se besoj sepse ka te tjera kritere e cilesi Barelona sot.Ajo s'po rikthen Mesin sot e jo me ta marre Manaj.

    1. R
      Roberto

      Epo ne fakt te dyve mbiemri ju fillon me germen M dhe nuk besoj se Manajn e genjen mendja se do behet si Messi por ndoshta Manaj ju leverdis me shume nga ana finaciare dhe te pakten ta justifikoje qe te jete kompakt me ekipin pa si Messi as qe mendohet te jete.

    Lini një Përgjigje