Uzuni la fushën e lojës i dëmtuar, ende asnjë njoftim se sa gjatë do të mungojë sulmuesi shqiptar

29 Shtator 2023, 13:19Sport TEMA

Uzuni la fushën e lojës i dëmtuar, ende asnjë njoftim se sa


Lajme aspak të mira vijnë nga Spanja. Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka dalë nga fusha e lojës në ndeshjen e Granadas ndaj Betis, në fundin e pjesës së parë.

Shkak është bërë një përplasje me një lojtar rival në fushë, çka ka bërë që Uzuni të zëvendësohet, pasi nuk është ndjerë i gatshëm për të vijuar normalisht sfidën. tashmë nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi i tij dhe se sa gjatë do të mungojë.

Tashmë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho shtohet edhe një hall më shumë në prag të ndeshjes jetike me Çekinë në tetor, në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024.

Kujtojmë që edhe 2 lojtarë të tjerë të Kombëtares mund të mungojnë në takimin e radhës së kuqezinjve. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin dhe Sokol Cikalleshin, futbollistë mjaft të rëndësishëm të Shqipërisë.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Shqiperia ka shume lojtare te tjere qe mundet te bejne punen e atyre qe mungojne. Eshte hera e pare ne historine tone te futbollit qe kemi stol te nivelit te atyre qe jane 11-i i pare. Silvinjo ka plot lojtare qe mund te zgjedhe.

    Lini një Përgjigje