Vasil Ruci: Kur shkuam në Barcelonë i bleva gruas pije freskuese, ditën e ndeshjes bënim pazar. Blemë bluza, magnetofon...

30 Maj 2023, 09:25Sport TEMA

Vasil Ruci: Kur shkuam në Barcelonë i bleva gruas pije freskuese,

Vasil Ruci, një prej legjendave të Flamurtarit të Vlorës që ka arritur ndër majat e futbollit shqiptar në Europë në vitet 80’ pasi i shënoi 2 gola Barcelonës, ka treguar më shumë rreth përjetimeve të këtyre momenteve.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka treguar se kur do të luanin në Barcelonë, ekipi shqiptar bëri pazar pothuajse gjithë ditën. Ai tregon ndër të tjera se për pak ditë do të martohej dhe me këtë rast, i kishte blerë gruas një freskuese.

Vasil Ruci: Barcelona e ka festë ditën e ndeshjes, kurse ne shqiptarët e kishim në mend të bënim pazar gjithë ditën. 

Ndeshja ishte në 9 pa çerek, kemi shkuar në stadium në orën 7. Disa erdhën me taksi në stadium për të luajtur me Barcelonën. Dieta ishte 2 deri në 3 dollarë dita. 

Ne kishim kaluar dhe disa dollarë me vete. Blemë bluza, magnetofon. E bukura është se për 3 ditë martohesha dhe i bleva gruas një freskuese. Ndeshja doli barazim. Ata u befasuan me futbollin e luajtur. 

Shumë njerëz nuk dinë që Flamurtari ka zhvilluar 2 ndeshje rresht ndaj Barcelonës, ndeshja e parë në 1986 dhe e dyta në vitin 1987.

Vetëm në vitin 1987 nuk donim që të na binte për arsye se ishim të bindur se do të kualifikoheshim, do të shkonim në 8-she. Barcelona na prishi punë.

Ju keni shënuar 2 gola ndaj Barcelonës.

3 muaj përpara, Barcelona humbi finalen e Champions dhe më pas erdhi dhe luajti me ne.

Si ishte momenti kur ju ra shorti dhe ju duhej të përballeshit me Barcelonën?

Të gjithë ishim të grumbulluar në Llogara dhe kur na ra shorti, askujt nuk iu besohej që do të luanim me Barcelonën. 3 muaj më para kishte humbur me Champions League. Erdhën goxha gazetarë në atë kohë në Vlorë ku luhej ndeshje.

A patët emocione në ndeshjen e parë?

Erdhën një javë para dhe na panë në një ndeshje gazetarët e Barcelonës. Dhe më pyet gazetari se “a do të bësh gol me Barcelonën”? “Shumë e vështirë që t’i bësh Barcelonës gol”, i thashë, “por fatin do ta kem unë atë ditë” dhe kështu ndodhi.

 

21 Komente

  1. K
    KATUNDARI

    Ruci po u tregon Shqiptareve se è ka pare Europen para vitit 1990.

    1. I
      Ilirjan

      "Kompetenti" i ka bere nje gol Zubizarretes qe i ka dale ne enderr per nje vit... Nuk vjen me ai Flamurtar i madh. "Tiki-taka" me gjashte - shtate prekje topi nga porta ne porte te Barcelones... Vetem Ajaksi i Krujfit e luante ate futboll ashtu. Grupi ishte fantastik por kishin dhe Agronin nje trainer modern inteligjent e guximtar mbi te gjitha. Kane nje te vertete mbi karakterin e labit barcaletat e atyre viteve... Vetem Laberia mund ti shpallte lufte Amerikes, por ishte hallin po ta pushtonim... si do ta mbanim me buke... hahaha shpetoi Amerika! MOS harrojme se me 1920 ushtria e rregullt italiane, i morì me te tallur por, u hodh ne det nga cobenjte e Laberise, dhe u struk ne Sazan.Forca Vlora... Jam durrsak por adhuroj Vloren si shume shqiptare te tjere. Pa Vloren nuk do te kishte Shqiperi.

    2. K
      KATUNDARI

      Ruci po u tregon Shqiptareve se è ka pare Europen para vitit 1990.

      1. "
        "BOHOTINA"

        Nuk i vjen me ai ekip Vlores. Tani e eliminon Korabi... Nuk harrohen legjendat Ruci, Taho, Kushta, Gjondeda, Ferko, Zilja, Iliadhi, Te me falin te tjeret. Me Barcelonen Vlora ka nje fitore dhe 2 barazime, ne 4 ndeshje. Dhe te mendosh qe ishte me ta golashenuesi me i mire i kampionatit boteror, anglezi Geri Lineker, si dhe Shuster i gjermanise qe mund te bente vetem tere mesfushen e skuadres. Ne porte ishte Zubizareta, nje nga me te miret e kohes...

        1. N
          Neandertali shpellave bizantine te mesjetes

          Jo vetem Vlores, por Shqiperise nuk I vjen me si ai grup vetem me vlonjate dhe te nje cilesie teknike do te thoja pa frike ,europiane.....me ate nivel (ne raport me kohen) sot do lije shenje ne europe pa diskutim...RESPEKT

        2. R
          Rrini more,mos shikoni endra

          Keta jetojne me endrat e se kaluares,bath bath po nje koqe thote populli

          1. V
            Vlora

            E kaluara e bukur dhe e lavdishme kujtohet or ti. Po ti ke ndonje te kaluar te lavdishme dhe ender apo je ashtu kot fare ha vetem pershesh

            1. G
              Goleadori

              Po pse more loqe ,cfare duhet te beje ai ?Te luaj futboll qe ta miratosh ti,qenke ftof n’byth ti mer lal. Njeriu enderron kur eshte ivogel apo shume i ri ;vepron sa te mundet kur eshte ne kulm te moshes;dhe kur eshte ne perendim te jetes natyrisht kujtimet dhe cfare ka bere ne jete jane forca dhe emocionet pozitive per te vazhduar deri ku mund te arrije. Ky Vasili ka qene grek i zgjut me koge te vet ,ja priste bytha spangon! Haj shnet

            2. S
              Skerd

              O gazekaret idiote te Temes. Nuk lejohej te merrej gruaja me vete., Nuk i ka blere Coca Cola, por freskuese. Qe te freskohesh kur eshte vape. Qe fryn vu vuu vuuu. A mjere ne cfare gazekaresh ka ky vend qe slexojne as cfare vjedhin

              1. d
                dikur

                Hahah sa kam qeshur .....! I thone edhe erashkë edhe frskore. Pije frekuese ....hahaaa.,.me lot me lot...!

              2. T
                Teute e Modhe

                Rrespekte o gjigand

                1. V
                  VLONJATI

                  VASIL TI JE BOTA! EMOCIONE TE PAHARUSHME LEGJENDA E FUTBOLLIT VLONJATI. ATA QE E KANE JETUAR ATE KOHE E DINE MIRE

                  1. A
                    ATDHEU QE TA DHJEU

                    I paska blere gruas vapik sepse ne ne ate kohe perdornin vetem akullore kasata dhe aranxhata ne vere per tu frescura .Vapik i paska perdorur e para gruaja e Vasilit .Vasil po gje tjeter ke sjelle apo do na i thuac here tjeter .Kujdes mos na i perserit sic thote zoteria me lart " bath bath po nje koqe " sepse si koqe u bene me keto " kujtime".

                    1. E
                      Erdogan

                      Koha i "sheron" Pligit (Plaget shqip) Pligomenos i Plagosur. Po mos te ishin Mustafate,Abdullahet (Abdyl "shqip"),Salehet (Sali "shqip"), Mahmutet (Mehmet "shqip") Ali-ret,Enveret,Hasanet (Hysen "shqip") etj ky do quhej Vasilis (Mbret "shqip").Vasilas eshte Mbret. Vasilis me Kombesi Greke si Panajotis Panos,Vasillaqis Zeris,Elefterios Millos (Molle "shqip"),Vasilis Ziu etj nuk ishin ne Listen e Famshme te Emrave te Diktatures nga Turku Enver dhe Mehmet. Megjithe ate e quajne veten "Skiptare dhe Vellezer" me Ismailet,Qemalet,Naimet,Abdullahet (Abdyl),Shemshedinet (Samite) Hasanet,Tahsimet etj qe luftuan per Baben. Respect per Vorio Epirotin Vasilis vellait Petros dhe gjithe Atyre qe jane per Marredhenie te Mira me Vellezerit Greke. Apo jane dhe keta nga ish Pro-Gonati Greke? Pro-Gonus Greqisht do te thote para Prinderve (Parents) d.m.th Stergjyshe. "Gezuar" Ramazanin dhe Barjamin "Pellazge".

                      1. I
                        Ilir

                        Vasil ruci eshte i mire neve jemi moter.....respekt gjigant!

                        1. T
                          Tirona

                          keta kane ngel 40 vjet mbrapa me nje fitore kundra barcelones

                          1. T
                            Tirona

                            keta kane ngel 40 vjet mbrapa me nje fitore kundra barcelones

                            1. © KËNDVËSHTRIM TJETËR ©

                              Fillonte me ethet e daljes së emrave, mjaft sportist të talentuar, për arsye biografike, nuk miratoheshin për të luajtur jashtë vendit. Sportistët cilësorë dalloheshin nga veshjet e blera në tregjet e huaja, kryesisht veshmbathje. Mjaft nga veshjet dhe dhuratat janë ndaluar në dogana. Ruci ka qenë modeli korrektësisë.

                              1. G
                                Gazetar leshko

                                Po gazetar i paafte po nuk tha pije freskuese po freskuese , e kishte per “erashke” o palo gazekar qe as nje lam nuk e thua tamam.

                                1. ¿?

                                  Stergjyshi im ka qene Napoleon Bonaparti.

                                  1. n
                                    nardi

                                    LUAN ME ZEMER

                                    Lini një Përgjigje