Superliga, java 33. Stadiumi 'Air Albania'
Tirana dhe Partizani luajnë sot në orën 18:30 në "Air Albania", me ndeshjen derbi që vlen për javën e 33-të në Superligë. Dueli pritet deçiziv për titullin kampion, me Tiranën që kryeson Superligën me dy pikë para rivalëve të kuq.
FSHF ia ka besuar këtë duel arbitrit fierak, Kreshnik Cjapi. Ndihmësa të tij do jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo të kolegjiumit të Tiranës, teksa në VAR do jetë Florian Lata.
Kolegjiumi i Arbitrave në FSHF e ka pasur të vështirë për të zgjedhur një arbitër për këtë duel, teksa shorti i ka buzëqeshur arbitrit Cjapi. Këtë sezon në Superligë, fieraku ka arbitruar 12 duele, teksa 3 duele ka vendosur drejtësi në Kategorinë e Parë. Për këtë duel janë shitur 18 mijë bileta.
18:48 - Në minutën e 18-të të derbit, tifozët e Tiranës kanë hedhur në fushë dy flakadanë. Dueli u ndërpre për pak çaste, teksa Telushi i Partizanit është goditur me një gotë ujë. Asnjë problem për kapitenin e të kuqve. Vijon loja.
18:31 - Ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja është prezent në stadiumin "Air Albania",
18:30 - Nis derbi Tirana - Partizani me 18 mijë tifozë në stadium.
17:40 - Në momentin që futbollistët do futeshin në stadium, autobusi bardheblu është sulmuar nga tifozët e kuq të Partizanit. Një xham i thyer dhe pak panik, me incidentin që ka mbetur i izoluar. Duket se autobusi i Tiranës ka zgjedhur të futet në parkingun e stadiumit nga ana e gabuar, kjo edhe për shkak të mungesës së organizimit.
17:30 - Trajnerët Orges Shehi dhe Giovanni Colella kanë zbardhur formacionet zyrtare.
16:01 - Ultrasit bardheblu, "Fanatics" kanë nisur marshimin nga sheshi "Skënderbej", ndërsa "Guerrilsat" e Partizanit janë grumbulluar dhe nisur nga zona e 21 dhjetorit. Të dyja tifozeritë kanë rrugëtim të ndryshëm për në stadium, me policinë që do shoqërojë ultrasit për mos pasur probleme dhe përplasje mes tyre deri në futjen në stadium.
Anësorët: Denis Rexha (Tiranë), Rejdi Avdo (Tiranë)
VAR: Florian Lata (Durrës), Ridigert Çokaj (Lezhë)
Partizani Futon 3 : 1